Nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se Zoran Zaev eshte person anti-maqedonas dhe do te mbahet mend si njeriu që hoqi dorë nga emri shekullor i shtetit.
“I njëjti Zaev në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, me kërcënime i shtyu ndryshimet kushtetuese dhe ndryshoi emrin kushtetues të shtetit. Jo vetëm që e ndryshoi emrin, ndryshoi edhe identitetin, gjuhën dhe historinë e shtetit dhe popullit maqedonas. Me fjalë tjera hoqi dorë nga gjithçka që është maqedonase”, thuhet në deklraten e VMRO-DPMNE-së.
Opozita shton se edhe pse në fushatë ai betohej se nuk do te bente në veprim të tillë kapitullues, kur e mori qeverisjen për shpëtim të karrierës politike ai i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare.
Nga VMRO-DPMNE thonë se në zgjedhjet e ardhshme kuvendare qytetarët do të vendosin nëse janë “pro” emri Maqedoni e Veriut apo kunder.