Diskutohet qëndrimi që do të mbahet në vazhdimësi dhe zgjerimi i koalicionit opozitar
Opozita bojkotoi sot komisionet parlamentare duke shkaktuar bllokimin e punës në Kuvend. Vendimi vjen pas përplasjes në seancën e fundit parlamentare, ku deputetë të PD-së qëlluan me vezë e topa letrash kryeministrin Rama.
Pas kësaj seance, krerët e PD-së deklaruan se do të kenë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin por pa qartësuar se cili do të ishte kushtëzimi. Ndërkohë kryetari i PD-së mblodhi sot aleatët, kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi. Pas takimit, PD njoftoi përmes një deklarate se mes krerëve të koalcionit opozitar është vendosur: Institucionalizimi i tryezës opozitare; Zbatimi i dekriminalizimit të politikës si prioritet i të gjithë prioriteteve në Shqipëri; Garantimi i një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe demokratik.