Policia e Shkodrës ka finalizuar me suksese operacionin e koduar “Lurëz”.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar një granat-hedhës, municion luftarak, silenciator, radio policie dhe rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.
Kontrollet u zhvilluan për kapjen e personave që qëlluan me armë zjarri në Velipojë.
Është shpallur në kërkim shtetasi G.S., 50vjeç për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.