Pesë persona, katër prej të cilëve shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm si pasojë e një operacioni blic kundër drogës.
Mësohet se operacioni i karabinierëve të Borgo San Lorenzo është zhvilluar në Firence dhe në komunat e saj.
Tre prej të arrestuarve u burgosën në Sollcciano, kurse për dy të tjerët u vendos masa detyrim paraqitjeje.
Sipas karabinierëve, të arrestuarit kanë pasur një aktivitet për shpërndarjen e drogës dhe hetimet po vazhdojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin.