Ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër i ka hapur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
“Mirësevini në perlën e Maqedonisë në Ohër. Është nismë për Europianizim të rajonit. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që këta shirita ti heqim edhe rampat dhe barrierat. Ne këtu jemi për përmirësim të konkurrencës, investimeve për përmirësim të standardeve të jetesës. Sot hapim edhe një kapitull të ri në bashkëpunimin në fushën e turizmit. Botës do të duhet ti ofrojmë edhe detet shumë të bukura edhe falë Shqipërisë, edhe liqenet e Maqedonisë. Sot kemi bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Do rrisim numrin e festivaleve kulturore. Presim që edhe këtë ta shikojmë në Shqipëri dhe në Maqedoni. Më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën. Në këtë samit do firmoset marrëveshja për mundësim të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Po realizojmë diçka që është normale në BE. Objektivi politik është i qartë. Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE.”
Gjithashtu, në fjalën e tij kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, është shprehur se ballkani i hapur është nisma autoktone e tyre që mbështetet nga popujt e vendeve. Mesazhi i qartë, ka rëndësi dhe BE dhe vendet anëtarë duhet të pyeten sepse anëtarësimi i tyre në BE është perspektivë.
“Të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Ballkani i hapur është nisma autoktone e jone që mbështetet nga popujt e vendeve. Mesazhi i qartë, ka rëndësi dhe Be dhe vendet anëtarë duhet të pyeten sepse anëtarësimi ynë në BE është perspektivë. Do kemi investime më të mëdha në rajon, rroga më të larta, dhe Be duhet ta mbështesë. Kjo nismë do bëhet gjithnjë e më atraktive. Ftesa për Kurtin mbetet e hapur. Ballkani i Hapur është për integrim për mundësi të hapura për liri. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për ne dhe për fëmijët tanë”.
Kujtojmë se në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se do të marrë pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.