Old Fashion! (Jashtë mode) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Old Fashion! (Jashtë mode)

12:55 | 30/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Samet Zagradi

Në qoftë se ti sillesh mirë, vishesh thjeshtë, je i varfër apo nuk je mjaftueshëm i përshtatur me trendin e ri, padyshim që ti je jashtë mode apo “old fashion” siç e quan brezi që po rritet ditët e sotme.

Në cepin e syrit dyshues që në bankat e fillores ti do të gjykohesh, në qoftë se pasioni yt është më shumë te mësimet sesa te fiskultura apo lënien e orëve të mësimit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në gjimnaz, në qoftë se ke mesataren, por nuk ke të dashur në të shumtën e rasteve do të quhesh provincial e më pas në jetën e përditëshme do ishe në qendër të vëmendjes, në qoftë se ti bën diçka jashtë frymës së kohës.

Ti do të quhesh fshatar, në qoftë se vjen nga fshati, malok, në qoftë se vjen nga veriu apo i dalë nga moda, në qoftë se nuk vishesh si “blogeret” a si reklamat e manikinave e të butikëve të shtrejtë.

Brinjët do t’u dhëmbin nga e qeshura, në qoftë se ti dashuron vërtetë, ashtu siç është një njeri, sidomos kur ai nuk është si ti apo nuk është pasur.

Në qoftë se ti lexon a diskuton për një libër do të quajnë të “marrë”, sepse koha e letrës ka ikur tashmë, duke mos ditur se çfarë emocioni përcjell ai libër.

Ti do jesh “old fashion”, nëse nuk bën si turma duke ndjekur modele, të cilat nuk i shkojnë aspak përshtat shoqërisë tonë. Ti nuk vlen, nëse nuk ke një makinë, një smartphone të fundit, nuk bën pushime apo një jetë luksoze.

Në Shqipëri mjafton të kesh para, nuk mund të kesh bërë asgjë ne jetën tënde, sërish të quajnë të suksesshëm.

Unë mendoj që nuk është turp të jesh nga fshati, sepse tjetër kush ka vendosur që ne të lindim aty. Këtë nuk e kemi në dorë ne. Ne kemi në dorë të ndihemi krenarë nga vijmë, të mos e harrojmë atë dhe të bëjmë vendin tonë të ndihet i vlerësuar prej nesh. Në fshat ka më shumë qytetari se atje, ku je ti që gjykon. Qytetar të bën sjellja dhe jo origjina!

Duhet të kuptojmë që nuk është turp të shkosh me autobus me pushime, të hash bukë, djathë e domate, të shijosh çdo moment pa u shqetësuar nga gjykimet e trendeve të reja. Kënaqësia me madhe është të ndihesh mirë në ato që Zoti të ka dhënë dhe ato që ti me djersë ke fituar.

Nuk është turp të jesh i varfër, turp është të bësh sikur je i pasur! Ti kurrë nuk mund të jesh jashtë mode, përderisa truri kurrë nuk del jashtë mode! Ti duhet të jesh krenar, kur në instagramin tënd nuk nxjerr shalët, por diplomat dhe arritjet e tua çdo ditë. Më mirë të promovosh një libër se sa një pjesët e tua intime. Nuk do jetë më kush kurioz për ty!? Duhet të jesh krenar, kur punon dy turne, mëson në shkollë njëkohësisht, lexon lodhesh dhe shijon çdo moment në kohën e duhur dhe jo, kur mburresh me jetën luksoze që yt atë ta siguron me mënyra të paligjshme.

Ti duhet të jesh krenar, kur në dhomën tënde ke më shumë libra se sa veshje të modës së fundit që për një sezon nuk vlejnë më.

Duhet të shijosh më shumë groshën në tavolinën e familjes tënde, sesa pjatat me fruta deti në restorantet e hoteleve në periferi të qytetit.

Duhet të shijosh çdo ditë më shumë sediljet e vjetruara të autobuzit, se sediljet e mercedesit luksos që të merr nga periferia e të sjell në shtëpi.

Të jeni të bindur se në këtë mënyrë nuk jeni aspak “Old fashion”!

Frytet e punës dhe djersës tënde do të bëjnë krenar jo vetëm ty, por edhe ata që deri tani të kanë etiketuar jashtë mode. Ti duhet të ndjekësh modele pozitiv suksesi, jo të bësh sukses duke ndjekur modele të pahijshme për veten dhe karakterin tënd. Nuk mund të jesh në modë, ku çdo ditë shalë lakuriqe zbresin nga makinat luksoze e më pas nuk dihet nga përfundojnë. Kur ditë-netët e tua i zbardh në loto, në klube nate, i pavetëdishëm për atë çka bën absolutisht që nuk je në modë.

Kur edukon keq fëmijën tënd, gënjen prindërit e tu, i bën naftën shkollës dhe jetës kurrësesi nuk mund të jesh trendy. Nuk mund të jesh në modë, kur në jetë nuk ke lexuar kurrë një libër, qoftë ai edhe me përralla, kur nuk di emrin e shkollës, të mësuesit, kur në çanta në vend të leksioneve nuk gjindet tjetër, veç produkte kozmetike, karikues, paketa cigaresh, madje herë-herë mall.

Kur ti shkon 30 vjeç, prindërit vihen në hall, marrin kredi të të shkollojnë e të të bëjnë mbarë dhe ti bën pushimet jashtë, atëherë fillo të shqetësohesh.

Moda thotë që duhet t’ia dalësh vetë dhe të ndihesh krenar me arritjet e tua!

Etiketa: jashtë mode)karikuesold fashionorigjinapaketa cigareshSamet Zagradisjelljasmartphone

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Itali, banda shqiptare përleshet me marokenët në burgun e Riminit, plagosen 2 gardianë

Itali, banda shqiptare përleshet me marokenët në burgun e Riminit, plagosen 2 gardianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com