OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri

19:59 | 03/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Pas rasteve të shtuara të dhunës dhe abuzimit me të miturit, grave dhe vajzave në vendin tonë, organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile në mbrojtje të gruas bëjnë thirrje për reagim të shoqërisë dhe zbatim të ligjit ndaj këtyre veprave penale.

Të martën, dy institucionet ndërkombëtare në mbrojtje të së drejtave të njeriut, UNICEF dhe UN WOMEN, kanë reaguar në lidhje me abuzimin seksual të kryer kundrejt një të miture 15-vjeçare, nga ish-roja i njërës prej shkollave në zonën e Babrrusë, në periferi të Tiranës.

“Dhuna seksuale e kryer ndaj kujtdo është një krim, ne jemi veçanërisht të shqetësuar për intensitetin me të cilin prek gratë, vajzat e reja dhe fëmijët,” tha  nëpërmjet një njoftimi për shtyp UN Women dhe UNICEF.

“Kjo përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe sjell ndikim shkatërrues afatgjatë mbi viktimat dhe vendit ku jetojnë”, shtuan dy organizatat, ndërsa theksuan se “gratë dhe vajzat duhet të ndjehen të sigurta në hapësirat ku mësojnë, jetojnë dhe luajnë.”

Ndërkohë gjatë ditës së martë është mbajtur seanca gjyqësore për abuzuesit me 15-vjeçaren, pasi përveç ish-rojes 65-vjeçar të shkollës, kanë qenë edhe 3 djem të rinj të cilët akuzohen se janë të përfshirë në veprën penale ndaj të miturës.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat është shprehur se pa denoncim nuk kanë se si të dënohen abuzuesit, prandaj ajo i ka nxitur studentët të denoncojnë çdo formë të dhunës apo abuzimit ndaj tyre.

“Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave”, ka shkruar ministrja e arsimit Besa Shahini në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Organizatat e shoqërisë civile dhe ato në mbrojte të grave të dhunuara kanë publikuar dje një letër të titulluar “Ti ke motra, nuk je vetëm” me mesazhin “Ti nuk je fajtore”, drejtuar çdo vajze të abuzuar dhe të dhunuar,  duke vënë theksin në përgjegjësinë që duhet të mbajnë strukturat shtetërore në lidhje me ofrimin e edukimit, sigurisë së qytetarëve si edhe dënimit të këtyre veprave kriminale.

UNICEF dhe UN WOMEN i bënë thirrje medias që ta përdorë fuqinë e saj për të mbështetur plotësisht të mbijetuarat de jo autorët e krimit dukë bërë publike detajë që zbulojnë identitetin e vitkmave.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje mediave që të ndalojnë raportimin e detajeve që zbulojnë identitetin e të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Informacioni që ndahet me publikun duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale”, shkruan stafi i UN WOMEN, duke nënvizuar se shoqëria nuk duhet të bëjë një sy të verbër ndaj fenomeneve të abuzimit.

Ato i kanë bërë gjithashtu thirrje institucioneve ligjzbatuese që të hetohen këto krime dhe mos të tolerohet në asnjë mënyrë asnjë lloj abuzimi apo ngacmimi. /Reporter

Etiketa: "UN Women"Dhuna seksualee mituraOrganizatat NdërkombëtarereporterUNICEF

Të Lidhura

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

nga 27
22:53 | 12/04/2026
0

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së  opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Në një mesazh...

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

nga 27
22:35 | 12/04/2026
0

Ervin Salianji ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në Hungari nga partia e opozitës e udhëhequr nga Peter...

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

nga 27
22:23 | 12/04/2026
0

Humbja e kryeministrit hungarez Viktor Orbán është pritur me lehtësim dhe optimizëm të kujdesshëm në Bruksel, ku liderët e Bashkimit...

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

nga 27
22:15 | 12/04/2026
0

Në kuadër të javës së 31-të të Superiores, ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshje vendimtare që ndryshuan renditjen përkohësisht....

Para
27-vjetori i PD/ Bregu: Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhëtohej!

Gjykim i shkurtuar për dhunuesin e 15-vjeçares/ Majlinda Bregu: Nëse çështja bie në dorë të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –

22:53 | 12/04/2026
Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

22:35 | 12/04/2026
BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –

22:23 | 12/04/2026
Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –

22:15 | 12/04/2026
Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –

Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –

21:57 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –
  • Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –
  • BE i lehtësuar pas humbjes së Orban, liderët urojnë Peter Magyar: Hungaria zgjodhi Evropën! –
  • Renditja, Vllaznia kryeson me diferencë, Tirana ndez motorët për mbijetesë –
  • Fund i një epoke në Hungari, Orban dorëzon pushtetin pas 16 vitesh –
  • Shkëlzen Mustafa zgjidhet përsëri kryetar i PD-së, dega 11, Laprakë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Peter Magyar tregoi se ekziston hapësira… –
  • Peter Magyar, lideri i ri që na tregoi se autokracitë përmbysen me votë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com