OKB: Fitore domethënëse e Shqipërisë, në Komitetin e të Drejtave të Njeriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB: Fitore domethënëse e Shqipërisë, në Komitetin e të Drejtave të Njeriut

10:16 | 20/06/2018
në Shqiperi
0

Pas fushatës intensive nga Ambasadorja Besiana Kadare dhe stafi i saj, eksperti shqiptar Prof. Gentian Zyberi zgjidhet qysh në raundin e parë si një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit.

Në datën 14 qershor 2018, në OKB-Nju Jork u zhvillua takimi 36 i Shteteve Palë në Konventën për të Drejtat Politike dhe Civile (International Covenant on Civil and political Rights – ICCPR), ku Shqipëria ka aderuar që në vitin 1992. Gjatë takimit u zhvilluan dhe zgjedhjet për nëntë anëtarët e rinj të Komitetit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2019-2022, ku kandidonte dhe eksperti nga Shqiperia Prof. Gentian Zyberi.

Kandidatura e Prof. Zyberit ishte paraqitur nga Qeveria shqiptare në janar 2018 dhe fushata për zgjedhjen e tij u krye nga Misioni i Shqipërisë pranë OKB-së në Nju Jork. Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Ambasadorja Besiana Kadare, dhe stafi i saj kanë zhvilluar një fushatë intensive gjatë 4 muajve të fundit për të lobuar me të gjitha vendet anëtare të OKB-së që kanë ratifikuar Konventën (gjithësej 173).

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gentian Zyberi është profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oslos në Norvegji (Fakulteti i Drejtësisë) si dhe Anëtar i Gjykatës së Përhershme të Arbitrimit, në Hagë, Hollandë.

Gjatë 15 viteve të fundit, ai ka botuar dhe dhënë mësim universitete të ndryshme, nga Hollanda, në Norvegji, SHBA, Kinë dhe Shqipëri.

Në kuadër të fushatës edhe Prof. Zyberi e vizitoi dy herë selinë e OKB-së për të zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të vendeve palë në Konventë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, ku paraqiti dhe vizionin e tij për punën e Komitetit dhe rolin e Shqipërisë në të.

Në zgjedhjet që u zhvilluan në 14 qershor kandidonin 17 kandidatura për 9 vende të lira dhe kandidatura e Prof. Zyberit u kualifikua që në raundin e parë me 94 vota, duke lënë pas kandidaturat e SHBA-ve, Rusisë, Holandës, Ekuadorit, Armenisë, Uruguait, Etiopisë, Namibise etj. Krahas Shqipërisë në Komitet u zgjodhën edhe këto 8 vende: Franca, Japonia, Greqia, Sllovenia, Tunizia, Guyana, Kili dhe Uganda.

Është hera e parë që Shqipëria zgjidhet në këtë organ prestigjioz të OKB-se për të drejtat e njeriut.

Duke folur lidhur me këtë ngjarje për gazetën “Illyria”, Ambasadorja Besjana Kadare u shpreh: “Kjo ishte një fitore e madhe për diplomacinë shqiptare shumëpalëshe dhe provë e pakundërshtueshme se me angazhim dhe punë, është e mundur që edhe një vend i vogël si Shqipëria të fitojë kundrejt vendeve shumë më të mëdha dhe të fuqishme”.

http://illyriapress.com/okb-fitore-domethenese-diplomatike-e-shqiperise-ne-zgjedhjet-per-komitetin-e-te-drejtave-te-njeriut/

Etiketa: besiana KadareGentian ZyberiOKBtë drejtat e njeriut

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
A mund të jemi tifozë me Serbinë, sepse ndiqnim TV jugosllav?

A mund të jemi tifozë me Serbinë, sepse ndiqnim TV jugosllav?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com