O do të përballemi me forcë me Ramën, ose të hapim krahun – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O do të përballemi me forcë me Ramën, ose të hapim krahun –

15:27 | 03/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

“Ne o përballemi ose hapim krahun, kjo është përgjegjësia!”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në studion e “Debatit” në A2CNN, ku u pyet nëse drejtuesit më të lartë të grupit të Rithemelimit do të marrin përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit.

Ai u shpreh se ky procesi i njohjes së përgjegjësive ka nisur, me mbledhjen e Kryesisë nga Sali Berisha dhe që do të vijojë me Këshillin Kombëtar, që do të njihet me raportin e grupit të punës për zgjedhjet.

“Jemi vetëm në fillimin e këtij procesi që do të përfshijë të gjithë PD, ku do të ndajmë edhe përgjegjësitë. Ne padyshim duhet që defektet që kemi brenda vetes ti përmirësojmë. Nëqoftë se nuk marrim përsipër përgjegjësi, duke marrë përsipër të rrëzojmë këtë qeveri. Nëse nuk e marrim dot përsipër iu kam thënë edhe të tjerëve, iki që nesër unë dhe bëhem ushtar i tij nëse më thotë se di formulën si ta rrëzojë këtë qeveri”, tha ai.

Paloka u shpreh se ka ardhur koha që deputetët e Rithemelimit të tregojnë se janë të bindur se dinë si të rrëzojnë Edi Ramën dhe për të zgjidhja e vetme është përballja me forcë me regjimin.

“Përgjegjësia jonë përballë shqiptarëve është se duke njohur këtë realitet, jemi të bindur se me Edi Ramën kryeministër në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje. Por kjo nuk duhet të jetë një skuzë për ne, një justifikim, të hyjmë në zgjedhje e të themi se na i vodhën, kjo nuk duhet të vazhdojë më. Ne ose përballemi me një qeveri që është kjo që është, që vjedh, që përdor gjithë mjetet që ka në dorë, paratë e pista, narkotrafikantët gjithçka për të marrë zgjedhjet, ne duhet të ndajmë mendjen. A do të përballemi ne me këtë realitet, me këtë qeveri. Si fillim duhet të themi po ne s’kemi rrugë tjetër.

Duhet të përballemi me këtë qeveri dhe për mua përveçse përballjes me forcë me këtë qeveri nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk kemi tentuar ndonjëherë me forcë, me atë lloj force që them unë. Regjimet nuk rrëzohen as me protesta paqësore, as me djegie mandatesh, se ajo qe gafa më e madhe që bëmë. Rama përfitoi bleu ata deputetë pasues që ishin aty dhe ndryshoi Kushtetutën duke bërë thuajse të pamundur që një  opozitë dhe ligjërisht të garojë në zgjedhje. Regjimi nuk rrëzohet me vota se nuk të lë të bësh zgjedhje. Me protesta të fuqishme tha Berisha dhe jam dakord.”

Paloka komentoi edhe zgjedhjet në PD-në zyrtare, ku Lulzim Basha u rikthye si kryetar pas fitores me mbi 14 mijë vota përballë Gjergji Hanit.

Ai u shpreh se Basha është armik i demokratëve dhe shqiptarëve, pasi i shërben kryeministrit Edi Rama, të cilit i duhet që ta përdorë për ligjet me shumicë të cilësuar dhe zgjedhjet e vitit 2025.

“Është serioz për dëmet që po i bën Partisë Demokratike dhe shqiptarëve në përgjithësi. Bile unë te një reagim që pata në fillim e quajta dhe kriminale. Praktikisht Basha sot për demokratët është një armik i tyre, pasi është me mision në shërbim të Edi Ramës. Rama sot e do Bashën për vitin 2025, që siç ia shiti apo fali numëruesit e PD më 14 Maj kështu do jetë edhe në 2025. Dhe së dyti ata 5 kokrra deputetë që i kanë ngelu Bashës i do në Parlament për të kaluar ndonjë ligj me shumicë të cilësuar”, nënvizoi ai.

Read more

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Të Lidhura

nga 27
15:30 | 06/05/2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje mbi një memorandum një-faqësh për t’i dhënë fund luftës në...

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

nga 27
15:08 | 06/05/2026
0

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zbuluar se gjatë mandatit të tij në detyrë si presidenti i SHBA-së, kryeministri izraelit Benjamin...

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

nga 27
14:48 | 06/05/2026
0

Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në qytetin bregdetar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafik...

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

nga 27
14:00 | 06/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas deklaratave të këtij...

Para
 Rikthehet pas 7 muajsh, Neimar protagonist në fitoren e PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –

15:30 | 06/05/2026
Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

15:08 | 06/05/2026
Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –

14:48 | 06/05/2026
Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –

14:00 | 06/05/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –

13:46 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –
  • Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –
  • Trafikoi mbi 82 kg kokainë të kapura në portin e Spanjës, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari; –
  • Mul Çupëlina, të kujtohet kur të veshëm me fustan… –
  • Bizneset po mbyllen, më 8 maj të protestojmë kundër sistemit që ka ngritur Rama –
  • Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut shënuan njollë turpi për Shqipërinë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA dhe Irani afër nënshkrimit të një memorandumi për t’i dhënë fund luftës –
  • Netanyahu donte të më fuste edhe mua në luftë me Iranin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com