O ba, e vendosa, do bëhem hajdut si ti! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

O ba, e vendosa, do bëhem hajdut si ti!

18:28 | 22/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Erjon Çiku

Atë ditë lajm kryesor në të gjitha mediat ishte arrestimi i një bizesmeni të njohur, për vjedhjen e shumë miliona lekëve.

Im atë ishte një hajdut. Një person pa punë dhe pa shpresë. Por në gjithë kohën e tij me mua, më kishte dhënë një mësim që e kisha të vështirë ta kuptoja në fillim: Të gjithë vjedhin!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Po pra o ba, po ku t’i gjej 200 mijë lekë për qeranë e shtëpisë? Të paktën të kishe qenë edhe ti si ky biznesmeni, s’kisha pse të rrija tërë frikë me sytë mbi telefon se mos më merr i zoti i shtëpisë.” më vjen t’i them tashmë pas shumë vitesh. Nuk e di pse rastësisht m’u kujtua ky moment gjatë rrugës për tek Olti që po më priste në kafene.

“Hë mo erdhe?! Shyqyr se u trasha”, më thotë ende pa u ulur. Olti është paksa i llastuar, por pa faj. Babai i tij është mjek, ndërsa e ëma avokate. Ajo që më ka bërë përherë përshtypje tek ai është se nuk e vret mendjen për asgjë.

“Trafik vlla, pastaj autobusi është histori më vete. Cili është ai muabeti i rëndësishëm që do më thuash?!”, e pyes pa u menduar gjatë.

“Do filloj punë o daku. Gazetar tek ai portali ku nuk të pranuan ty.”

Nuk e di pse e prisja që herët ose vonë do të ma thoshte këtë. Ndoshta prej faktit se kam filluar ta kuptoj se si funksionojnë gjërat. Dhe mbi të gjitha se në jetën e një të rrituri nuk ka gjëra të lehta.

“Sa mirë! Po ç’ne ti punë? Dua të them si ka mundësi t’u mbush mendja? Aplikove?”

“Sa trap je. Plaku mo vlla. E ka shoqe të ngushtë atë kryeredaktoren. Një javë do shkoj të mësoj dhe pastaj nga muaji tjetër nis tamam. Si të duket?”, më thotë, por mendja ime është diku gjetkë në të kaluarën.

Pse nuk më mori në punë kryeredaktorja? Edhe pse kisha diplomë për Gazetari? As nuk e kërkoi fare!

Sepse më bëri një pyetje të zgjuar në atë kohë, por shumë idiote tani që e mendoj: Kur ndodhën tre rrethimet e Krujës?

Edhe cila ishte përgjigja ime? Nuk e di?

“O djalë, nëse nuk di historinë e Shqipërisë, nëse nuk ke dije, si mund të bëhesh nesër gazetar? Si mund të jesh zëri i qytetarëve?”

Më kujtohet ky dialog, sikur të ndodhte pikërisht tani. Por këtë as Oltit nuk ja kisha treguar sepse e dija që do tallej me mua. Jo se ai e dinte përgjigjen, por se e kisha parasysh reagimin e tij.

Të gjitha më mblidhen bashkë dhe ndoshta për herë të parë im atë ka të drejtë:

“Po o ba, të gjithë vjedhin! Të gjithë! Dikush një celular, dikush një makinë, dikush një vend pune, dikush një pronë, dikush para, dikush pushtet, dikush një ëndërr!”

Vërtet kujtojmë se çdokush merr atë që meriton? Jo aspak! Ka njerëz që paguhen më shumë apo më pak, por gjithnjë është dikush aty në zinxhir që paguhet padrejtësisht!

Dikush që ka një kontratë të pashkruar me shoqërinë, që nëse kapet, shkon në burg. Por nëse kjo nuk ndodh, bravo i qoftë!

Dikush që i shpëton pyetjes së kryeredaktores për rrethimet e Krujës! Po Oltin e pyeti cili është neni 1 i Kushtetutës? Është edhe student Juridiku!

Po unë çfarë po vjedh?! Emocione të izoluara përmes rrjeteve sociale! Një ditë tjetër të jetës sime!

Dua të them a ka ndonjë gjë të vërtetë në gjithë këtë? Ti sot je në burg, por edhe unë ndihem në të njëjtën mënyrë! Brenda një sistemi që nuk e zgjodhëm as unë as Olti. Por ju o ba! Jo përmes zgjedhjeve të manipuluara. Por me gjërat tona, pronën tonë, paratë tona, shpresën tonë!

Shkolla, diploma, miku, paraja, intervista, CV-ja, shoqja babit, gazetaria! T’i pi lëngun tani diplomës! Edhe të vazhdoj të shfletoj lajme: shokuese, tmerruese, bombastike, fantastike, me një plumb, me thikë në zemër, e dhunoi kështu, e përdhunoi ashtu!

Ne e dimë të gjithë këtë. E kemi pranuar në heshtje! Por sot e tërë kjo o ba është kaq e padrejtë, sa të gjithë si unë duan të ikin, të shpëtojnë nga ky sistem. Që ne as nuk e kërkuam, as nuk e ndërtuam!

Edhe jo se kemi frikë se nuk ja dalim në vendin tonë. Por se nuk na jepet një mundësi! Atë mundësi që dikush tjetër e ka gati, pa e kërkuar!

Jo o ba ti nuk duhet të ishe në burg. Sepse të gjithë këtu jashtë vjedhin!”

“Fiksim e kam këtë Luana Vjollcën. Sa të bëhem pak i famshëm, se nuk rri pa e njohur”, më thotë Olti me sytë mbi Instagram, duke më kthyer aq keq në realitet, sa nuk e di kush më dhembi më shumë, koka nga mendimet, apo realiteti ku u riktheva.

“Po të bie celulari”, më tregon me gisht Olti nga tavolina. Është i zoti i shtëpisë për qeranë.

*Shënim: Kjo është një histori e vërtetë, por emrat e personazheve janë fiktivë për arsye anonimati

/Tiranapost.al/

Etiketa: babierjon cikuhajdut

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Metodat e mira për tharjen e frutave në shtëpi

Metodat e mira për tharjen e frutave në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com