Pasi i kanë ‘futur në xhep’ me futbollistë e trajnerë të nivelit të lartë, në shënjestrën e miliarderëve sauditë është edhe një klub europian. Siç raportojnë mediat franceze, një fond nga Arabia Saudite ka vendosur si synim blerjen e klubit një-herë Kampion të Europës.
Thuhet se tashmë, fondi nga shteti aziatik, ka dërguar përfaqësues në Francë për të shprehur interesin për blerjen e aksioneve të Olimpik Marsejë.
Mirëpo, siç raporton një gazetar francez, mundësia që kjo të ndodhë zvogëlohet pasi paratë e pretenduara nga pronari i skuadrës franceze janë mjaft të larta.
“Sauditët nuk janë budallenj. Njerëzit mendojnë se për shkak se kanë para, do të vendosin shumë para për të blerë, se do të blejnë gjithçka, por nuk është kështu.
Pa dyshim, ata do të blejnë një ekip në Europë. Por me atë që kërkon shefi i Marsejës, askush nuk do ta blejë klubin me këtë çmim, po e përsëris, nuk janë budallenj”, raporton Romain Molina duke përcjellë raportin e tij dhe në të njëjtën kohë komentin e tij për mundësinë e blerjes së klubit historik të Francës.