Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25% – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25% –

07:46 | 14/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion.

Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje.

Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%.

Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro.

Për apartamentet 2+1, çmimet pa përfshirë postin e parkimit arrijnë 1,000 euro, ndërsa me post parkimi luhaten deri në 1,200 euro. Vjet, çmimi maksimal në këtë zonë ishte 1,100 euro. Sipas agjentëve imobiliarë apartamentet e vëna në dispozicion me qira me këto çmime janë prona me mobilim bashkëkohor dhe në ndërtime të vitit 2025.

Periferia vijon të mbajë çmime të ngjashme si vitet e mëparshme. Në zonën e Freskut, apartamentet 1+1 jepen me qira 380–400 euro, ndërsa 2+1 me qira 450 euro.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%.

Në shtrenjtimin e qirave ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të apartamenteve sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, sidomos për zonat afër qendrës.

Të Lidhura

E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

nga 27
09:31 | 14/06/2026
0

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

nga 27
09:23 | 14/06/2026
0

Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare, Skocia fitoi 0-1 kundër Haitit në Grupin C të Kupës së Botës...

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

nga 27
09:18 | 14/06/2026
0

Mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare, Skocia fitoi 0-1 kundër Haitit në Grupin C të Kupës së Botës...

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

nga 27
15:31 | 13/06/2026
0

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot

09:31 | 14/06/2026
Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

09:23 | 14/06/2026
Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

09:18 | 14/06/2026
Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

15:31 | 13/06/2026
BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

15:03 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot
  • Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –
  • Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –
  • Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –
  • BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –
  • Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E diela me mot të qëndrueshëm, parashikimi për sot
  • Goli i John McGinn i jep fitoren 0-1 kundër Haitit, renditet mbi Brazilin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com