Nuk kemi pse e bëjmë më Shqipërinë një “viktimë të famshme” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk kemi pse e bëjmë më Shqipërinë një “viktimë të famshme”

18:00 | 29/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Jurgena Alijaj​

E mira kishte me qënë me i dhënë fund moralizimeve dhe me u ba bashkë për kauzën e luftës kundër mizerabilitetit që i ka ra si sëmundje e pashërueshme kësaj shoqërie. Po ashtu, unë e di fort mirë që për të arritur këtë, demokracia duhet të kënaqë një rregull kryesor; atë të një qytetarije të mirë informuar dhe një klasë politike drejtuese, e cila duhet të jetë më të vërtetë e tillë.

Bauman ne librin e tij më të fundit thotë: “Kur dhimbja morale humbet funksionin e saj shpëtimtar të paralajmërimit, alarmit dhe shtytjes për të ndihmuar njeriun tonë, fillon koha e verbërisë morale”.

Read more

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Më tej, shpjegon termin “adiàphoron” (në shumës adiàphora), i cili në greqisht do të thotë “gjë pa rëndësi”. Në rastin tonë si shoqëri në terësi – por edhe të shqiptarëve nëse e doni konkretisht – një adiàphoron mund të përkufizohet si një arratisje e përkohshme nga zona e ndjeshmërisë së dikujt; aftësia për të mos reaguar ose për të reaguar sikur ajo që ndodh të mos ketë të bëjë me njerëzit, por me objektet fizike dhe natyrore, gjërat ose qeniet jo njerëzore. Sikur ajo që ndodh nuk është e rëndësishme, sepse nuk na ndodh as neve, as me ne.

E keni parasysh atë fabulën e djalit bari?

Të gjithë e mbajmë mend fabulën e djalit bari, i cili kënaqej shpesh duke i bërë njerëzit të besonin se ujqërit kishin ardhur dhe në fund, kur tufa e tij sulmohet seriozisht, ai e gjen veten vetëm.

Në të njëjtën mënyrë, skandalet e vazhdueshme politike dobësojnë ose zhdukin ndjeshmërinë shoqërore dhe politike. Që një fakt të trondisë shoqërinë duhet të jetë vërtetë i papritur ose brutal. Prandaj, shoqëria masive dhe kultura masive në mënyrë të pashmangshme priren drejt adaptimit – duke mos harruar edhe një fakt; që media luan një rol deçiziv, e cila nuk krijon vetëm politikanë, por edhe njerëz të pandjeshëm, vëmendja dhe dimensioni shoqëror i të cilëve zgjohet, vetëm kur ka stimuj të bujshëm dhe shkatërrues.

Sapo të bëhet rutinë, një gjë nuk i intereson më askujt. Duket sikur e vetmja mënyrë për të rënë në sy, në këtë lloj shoqërie të mbushur me informacione sensacionale e pa vlerë, është të bëhesh një viktimë e famshme, gjë e cila mund të jetë edhe mëse e kuptueshme në një ambient si Shqipëria që njeh vetëm forcën dhe dhunën.

Nuk duhet bërë hero viktima! Nuk kemi pse e bëjmë më vendin tonë “viktimë të famshme”. Edhe për sa kohë do ia marrim shpirtin? Konvergjenca midis viktimës dhe heroit është sot kombinimi më i keq i mundshëm: ai i rikthen dinjitetin të poshtëruarit, por i kërkon vdekjen e heroit dhe glorifikimin e shkatërrimit si çmim.

Sot, po na lindin poetë edhe ma të mëdhenj se vet’ Migjeni. Poet të mjerimit, të ndjesisë së botës të së braktisurve nga pamëshirshmëria e shtetit, intelektualëve, pasqyrës të një bote të degjenerueme deri në palcë.

Dhe këtu dua të kujtoj fjalët e një mikut tim, i cili një herë më tha: “Ata që kënaqen me pesimizmin e tyre vulgar kanë një problem të madh me vedin. Ju duket se janë të realizuar dhe kuptojnë shumë gjëra. Maksimën e Sokratit e kanë tejkalue me kohë e me vakt! Epideminë e vnerit e marrin dhe e përhapin si vlerë dhe antidot”.

Prandaj, duhet të zgjohemi! Kur shqyrtojmë mundësinë e ndryshimit, ne gjithmonë jemi të ndarë midis dëshirës dhe frikës, midis parashikimit dhe pasigurisë. Pasiguri, do të thotë dhe një kërcënim, i cili na mundon, por që duhet të zgjedhim, nga momenti kur zgjedhja është fati.

Etiketa: adiàphoronantidotBaumanJurgena AlijajmaksimëMigjeniNuk kemi pse e bëjmë më Shqipërinë një “viktimë të famshme”Sokrativiktimë e famshme

Të Lidhura

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Para
Infektohet me COVID këngëtarja e njohur shqiptare

Infektohet me COVID këngëtarja e njohur shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com