Zjarret sa vijnë dhe po shtohen në vend. Raportohet se edhe në Malësia e Kurbinit prej disa ditësh ndodhet në pushtetin e zjarrit, ndërsa në ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.
Erërat e fuqishme gjatë mbrëmjes së kaluar favorizuan përhapjen e flakëve.
Në zonat e prekura nga zjarri sot kanë mbërritur dhe forcat nga ushtria, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikseve ka rezultuar e paefektshme nga terreni malor.