Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Arben Vrionin dhe Prokurorin e Lezhës, Simon Pashuku.
Mësohet se gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe prokurori i Lezhës nuk kanë kaluar Vetingun.
Raportohet se Vrioni u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.