Nuk ka pastrim me koshin e plehrave bosh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka pastrim me koshin e plehrave bosh

11:13 | 08/10/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Skënder Minxhozi

Kryeministri Rama ka prezantuar të premten platformën për bashkëqeverisje me qytetarët. Një faqe online është prezantuar si pika fokale, ku shqiptarët e thjeshtë do të mund të postojnë ankesat e tyre, të cilat do të shqyrtohen sipas sektorëve që prekin ankimimet e qytetarëve. Me këtë rast Rama ka deklaruar se kjo nismë do të forcojë demokracinë. “Ky mekanizëm mund të bëhet tmerri i çdo kujt që është mësuar t’i shohë qytetarët nga xhepi për t’i dhënë shërbimin”, ka deklaruar kryeministri.

Edi Rama nuk i ka harruar premtimet e fushatës së fundit zgjedhore. Kjo është një gjë e mirë. Që ai vijon të kultivojë njëkohësisht edhe fjalorin e përdorur gjatë kohës kur formësohej dhe miratohej reforma në drejtësi, edhe kjo është një gjë e mirë. Angazhimet e përsëritura që ai ka ndërmarrë gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, për të luftuar tepsinë e famshme, e vendosin Edi Ramën në garë të hapur me fjalët e tij. Të cilat janë sot sfida më e madhe që ai ka në mandatin e dytë qeverisës.

Prej një muaji qeveria e re ka marrë në dorë detyrën dhe nuk kishte moment më të mirë për kryeministrin, për t’u përballur “proceduralisht” me njërin nga premtimet bazë të fushatës së fundit: luftën kundër korrupsionit. Platforma e tij është sa ambicioze, aq edhe impenjuese. Të bësh që një zyrtar i shtetit aktual shqiptar të mos shohë nga xhepat qytetarin që ka përballë, është më e vështirë se të ngjisësh pa bombola oksigjeni Malin e Bardhë. Po flasim për t’i dhënë fund një praktike që ka bërë shkollë dhe ka hedhur rrënjë të thella në indin social të Shqipërisë. Edhe kur mjeku nuk kërkon para, ia japim me zor, edhe kur mësuesi a nëpunësi i hipotekës në ofron një shërbim pa na “prerë” faturën nën dorë, ja lemë në shenjë mirënjohjeje. “Pije një kafe”, është refreni që shoqëron këtë marrëdhënie të deformuar në vite.

Në Shqipëri mungon sot fryma për të dënuar korrupsionin dhe mbartësit e tij. Dhënia e ryshfetit, korruptimi i zyrtarëve, falsifikimi i tenderave dhe abuzimi me paratë publike, janë plagë të vjetra të shoqërisë tonë. Të cilat mund të nisin të shrrënjosen vetëm nëse krijohet fryma e duhur për t’i shkulur megjithë rrënjë. Kryebashkiaku Edi Rama e rrafshoi Parkun Rinia nga ndërtimet pa leje dhe e pastroi Lanën, vetëm kur u krijuan kushtet për ta bërë këtë gjë. E thënë ndryshe, kur qeverisja qëndrore dhe ajo lokale dëshmuan vullnet të fortë për t’i dalë matanë një problemi jo të vogël antiligjor për kryeqytetin.

Në kushtet aktuale, jemi ende nën regjimin e konsumimit të retorikës antikorrupsion, më shumë sesa të aplikimit të praktikave antikorrupsion. Përbetohemi që s’do lemë vrimë të hapur për shkelësit e ligjit, e burgjet janë thuajse të boshatisura, në atë sektor qelish, që do të duhej t’u përkiste zyrtarëve abuzues të të gjitha niveleve, biznesmenëve korruptues, pushtetarëve lokalë hileqarë e kështu me rradhë. Sot mund të hysh në burg nëse i jep dhjetë mijë lekë të vjetra bakshish një polici që të ka kapur pa vendosur rripin e sigurisë në një rrugë nacionale, e kjo është një gjë për t’u përshëndetur. I duam të lidhur udhëtarët, që të mos ketë aksidente dhe humbje jetësh. Por kur sheh nga ana tjetër, se paralelisht me këtë kundravajtje banale, shkelje ku e ku më të mëdha, më me peshë, nga ato me shumë zero nga pas, nuk dënohen nga asnjë instancë e drejtësisë shqiptare, kupton që ka diçka serioze që nuk shkon me sistemin shqiptar.

Na e kanë vënë në dukje këtë aspekt kaq shumë, saqë sot është e vështirë të bindësh ndonjë njeri çfarëdo që e njeh sadopak vendin tonë, që Shqipëria nuk është një demokraci e dobët dhe e korruptuar. Në këtë plan, nisma e Edi Ramës, e pashoqëruar me një frymë konkrete angazhimi e të gjitha strukturave të zbatimit të ligjit në vend, mbetet një retorikë që shërben më shumë për të prodhuar disa tituj mediash, sesa për të dhënë efekte konkrete. Reforma në drejtësië nuk ka nisur akoma dhe gjyqtarët e prokurorët po bëjnë “lekët e fundit”. Humori i publikut shqiptar për nivelet e korrupsionit mbetet ende tek grija e thellë. Gjykatat nuk dënojnë të fajshmit, ato shesin e blejnë lirinë ose burgun, sipas rastit.

Do të ishte fundi më i palumtur i platformës më të fundit të kryeministrit, që ankesave që me siguri do të vërshojnë në strukturën e sapokrijuar enkas, të mos u korrespondojë një veprim gjithaq energjik dhe i shpejtë për të dënuar të gjithë ata, të cilët do të rezultojnë në faje dhe shkelje. E kjo mund të ndodhë për një mijë arsye të cilat ne si shqiptarë i dimë prej shumë e shumë vitesh. Ky ambient ka provuar se di të jetë një “letërthithëse” e hatashme, ku janë zhdukur me qindra e mijëra zullume të të gjitha madhësive. Rrëzimi i kësaj klisheje do të jetë sfida më e madhe e Edi Ramës në betejën kundër korrupsionit.

Kryeministri ka përdorur retorikë të fortë ndaj shkeljes së ligjit dhe në të shkuarën, por pak kemi parë të bëhet. Na tha se nuk e la të veprojë drejtësia e korruptuar. Të shohim nëse gjatë këtyre katër viteve të ardhshme qelitë e burgjeve do të shohin ndonjë drejtor hipoteke, tatimesh, ujësjellësash, spitalesh apo shkollash. Qoftë larg edhe ndonjë “peshk të madh”, siç kanë qejf të thonë këto kohë në Bruksel dhe Uashington. Sepse koshi i mbeturinave bosh, tregon që shtëpia nuk është pastruar ende…

Etiketa: edi ramakosh plehrashSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ide gjeniale, shqiptari hap muze çokollatash pranë Shtëpisë së Bardhë (film)

Ide gjeniale, shqiptari hap muze çokollatash pranë Shtëpisë së Bardhë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com