Nuk ka marrëveshje, Rama: Do ta votojmë pa PD-në reformën në drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka marrëveshje, Rama: Do ta votojmë pa PD-në reformën në drejtësi

20:43 | 06/06/2016
në Uncategorized
0

Basha:Kam keqardhje të konstatoj se pala tjetër erdhi me konkluzione dhe fjalim të përgatitur jo për të kërkuar zgjidhje por për të krijuar alibi dhe per ti vënë fajin kundërshtarit

Ka përfunduar pa marveshje takimi Rama-Basha, i zhvilluar për rreth tri orë në pallatin e Kongreseve.  Pas takimit, Rama tha se PD nuk e do reformën në drejtësi. Kryeministri theksoi se mazhoarnca nuk pret më, do ta votojë reformën.

Ne ishim mikëpritësit por ishte dëshira e miqve të dilja përpara që nuk është shumë e natyrshme që mikpritësi të lërë mikun brenda. Më vjen sinqerisht keq që nuk arritëm të bindim PD për të votuar sëbashku draftin e shkruar bashkarisht me partnerët tanë strategjik të reformës në drejtësi, por më vjen mirë tu them gjithë shqiptarëve që i bëmë gjithë përpjekjet e mundshme, për tu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale kompromisi, pa cënuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. Dhe me përpjekje të mundshme nuk kam parasysh vetëm këto orë që kaluam sot me një diskutim të hapur dhe të drejtëpërdrejtë, por kam parasysh një vit e gjysëm proçes.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi i shoqëruar me një plan disa pikësh që u ofrua nga ekspertët amerikanë dhe europianë për të lehtësuar afrimin mes palëve. Ne e kishim pranuar 100% këtë plan ku përfshihej dhe shumica e cilësuar e dy të tretave që është kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Venecias.

Për habinë e shumë kujt ndoshta, por jo timin, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën dhe opozitën në përzjedhjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor. Unë nuk u habita sepse nuk hyj tek ata që mendojnë se PD e do reformën e drejtësisë, por pikërisht sepse kam menduar kështu që ditën e parë, kam qenë jashtëzakonisht më i duruar se herë tjetër dhe kam kërkuar nga të gjithë durimin më të madh. Të njëjtën gjë ka bërë dhe aleati ynë”, tha Rama.

Por kryetari i PD-së theksoi të kundërtën. Basha deklaroi pas takimit se shumica refuzoi konsensusin për vendet e rezervuara të propozuar nga Venecia.

Në deklaratën për shyp, Basha tha se “çdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurtë dhe çdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi”.

“Erdha sot në këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, me vullnetin për të kërkuar dhe ofruar zgjidhje, zgjidhje që do t’i japin shqiptarëve një drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin e organizuar. Partia Demokratike ka pasur vetëm një kusht që prej ditës së parë: moskapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kapja politike është korrupsioni i gjithë korrupsionit, është baza e çdo të keqeje. Një drejtësi e cila bëhet palë me të fortin, me të pasurin, me kriminelin, me të korruptuarin, është drama e përditshme, por është padyshim jo shkak por pasojë e korrupsionit politik. Nëse politika nuk do t’i mbronte Shullazët, Kokëdhimët, Habilajt, etj me shokë me domenet e tyre respektive të aktivitetit të tyre kriminal apo të korrupsionit që vjedh miliona euro çdo javë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, pa dyshim që drejtësia do të vepronte.

Parafolësi akuzoi PD se nuk do reformën në drejtësi por faktet tregojmë të kundërtën. Ne detajuam qëndrimet për vendet e rezervuara. Nuk është argument por kaprico. Opozita vjen më modelin e vendeve të rezervuara të ofruar nga Venecia e OPDAT. E kundërta është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj se pala tjetër erdhi me konkluzione dhe fjalim të përgatitur jo për të kërkuar zgjidhje por për të krijuar alibi dhe per ti vënë fajin kundërshtarit. Ajo mbart përgjegjësinë e abortimit ne qastet e fundit të kompromisit. Cdo akt unilateral do atakohet me dështimin e sigurtë. Cdo dështim do të thotë shtyrje e reformës në drejtësi.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Braçe:Reforma shpëtoi sot!!

Braçe:Reforma shpëtoi sot!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com