Kryerministri Edi Rama e ka vazhduar debatin me gazetaren e “Fax News” Ambrozia Meta edhe pas fikjes së kamerave të ERTV-së.
Ai i ka thënë gazetares se nuk ka zbatuar rregullat e konferencës dhe të ketë turp për propagandën që ka bërë.
Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thanë se kryeministri e thirri gazetaren duke iu drejtuar me fjalët “Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp”. “Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje” i është përgjigjur gazetarja.