Nuk hesht përpara lajthitjeve… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk hesht përpara lajthitjeve… –

11:22 | 09/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila theksonte se Rama po ushtron presion ndaj sistemit të drejtësisë në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka cilësuar reagimet e shoqatës dhe çështjet gjyqësore si një “lajthitje”, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë drejtuar sistemit gjyqësor.

Ai shton se jo vetëm që nuk do të tërhiqet nga deklaratat për Ballukun, por nuk do të mbyllë gojën dhe do vazhdojë të flasë.

Postimi i Plotë:

Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore. Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre. Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

Të Lidhura

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

nga 27
16:01 | 29/12/2025
0

Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Perashit në...

Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

nga 27
15:59 | 29/12/2025
0

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet protesta e radhës e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit...

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

nga 27
15:45 | 29/12/2025
0

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa një 26-vjeçar është dorëzuar autoriteteve gjermane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar...

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

nga 27
15:43 | 29/12/2025
0

Hapuni se po vjen Paqsor Buzi! “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më...

Para
Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës, Myrto Uzuni u kthehet komentuesve: Nuk i  harxhova në diskotekë!

Hodhi “lumë” parash në dasmën e së motrës, Myrto Uzuni u kthehet komentuesve: Nuk i harxhova në diskotekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –

16:01 | 29/12/2025
Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

15:59 | 29/12/2025
Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –

15:45 | 29/12/2025
Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –

15:43 | 29/12/2025
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash –

Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse –

15:25 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –
  • Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –
  • Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge –
  • Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv –
  • Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse –
  • “Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Shkodër / Viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar për vrasje, në hetim pista e hakmarrjes –
  • Protesta e PD/ Policia informon për rrugët që do të bllokohen në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com