Nuk është thjesht “Xhafaj” dhe “Tahiri”, por flamuri i negociatave?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk është thjesht “Xhafaj” dhe “Tahiri”, por flamuri i negociatave?!

14:25 | 16/05/2018
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Përderisa çdo hap i Shqipërisë drejt integrimit europian konsiderohet dhe vlerësohet tek ne si politik atëherë gjithnjë Shqipëria do të gjendet para këtyre situatave, kur në prag të hapjes së negociatave vendi zhytet në problematika të mëdha e të tepërta.

Kanë mbetur dhe pak javë kur do të vlerësohet realisht raporti i Komisionit Europian, i cili ka rekomanduar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, veçse jo për Turqinë. Ashtu si e dimë dhe është përsëritur, për Shqipërinë, hapja e negociatave lidhet ngushtësisht me ecurinë dhe performancën e Reformës në Drejtësi, kryesisht procesit të Vetting-ut dhe korrupsionin. Në të treja këto Shqipëria ka probleme dhe rastet “Xhafaj” dhe “Tahiri” nuk janë thjesht rastësore, por pjesë e këtij lidërshipi me probleme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ka shenja pozitive pasi Raporti i përgatitur nga Komisioni Europian ka vlerësuar realisht faktin e luftës ndaj kultivimit të drogës në vitin 2017, progresin deri diku në luftën ndaj korrupsionit, vlerësimin për rritjen e ndëshkimeve të zyrtarëve të ulët e të mesëm, reformën e konsideruar si pozitive në administratën publike,…por në fund dokumenti bie dakord për diçka: Është kritikuar rritja e polarizimit politik, e cila tek ne është e tejskajshme.

Kjo e fundit është pikërisht edhe thembra e Akilit të zhvillimeve evropiane shqiptare. Askush nga kampet politike nuk dëshiron që merita, më saktë përkimi me datën e hapjes së negociatave, t’i takojë mandatit të kundërshtarit. Retorika kinse bën që të dyja të jenë të interesuara për integrimin, por aman kurrë partitë shqiptarë nuk u bënë bashkë për këtë qëllim madhor.

Ka një mirëkuptim këtu, pasi është bërë normë në fushatat zgjedhore, të cilat janë aktiviteti kryesor i partive shqiptare, që Kali i Betejës janë njohjet e huaja, hapat e vockla të integrimeve dhe aderimet e vendit. Kjo i “justifikon” shumat marramendëse që harxhohen për fotot me presidentët amerikanë dhe përfshirjen e kompanive të fuqishme lobuese, ashtu dhe fondet që përdoren. Partia Demokratike do ta përdorë gjatë dhe vazhdimisht se ishte pikërisht ajo në fuqi kur u liberalizuan vizat dhe faktin se Shqipëria u anëtarësua në NATO. Një fat që nuk e ka Partia Socialiste, të cilës i duhet medoemos t’i shtojë një sukses ndërkombëtar kohë-mandatit të saj, për ta pasur në fushatën e ardhshme. Ndaj të dyja partitë më shumë sesa konsensus në këto ditë të fundit para verdiktit janë hedhur në sulm të ashpër ndaj njëra-tjetrës për ta bërë udhën e Shqipërisë sa më të vështirë drejt portave evropiane.

Opozita ka pasur të gjithë kohën e duhur, por më saktë akoma ka kohën e mjaftueshme që pas hapjes së negociatave të çelë dhe të kërkojë llogari në çështjet “Xhafa” dhe “Tahiri” ashtu si pozita e ka pasur të gjitha kohën, tagrin për ta bërë vendin  sa më të lirë nga droga, krimi dhe korrupsioni. Por, sherri duhet pikërisht tani, sepse nuk duhet që kundërshtari të jetë i pari që do ta tundë flamurin e hapjes së negociatave.

Etiketa: Ben AndoniFatmir Xhafaflamurnegociatatahiri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“S’keni parë gjë akoma”, protesta e PD te Ministria e Brendshme (Live)

"S'keni parë gjë akoma", protesta e PD te Ministria e Brendshme (Live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com