Vdekja e 32-vjecarit, Lear Kurtit shokoi opinionin publik mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e Laprakës, pranë spitalit të Traumës, teksa Policia u vu në ndjekje të tij. Një tjetër tragjedi e rëndë kjo që familja hodhi hije dyshimi mbi raportimin e vdekjes, për shkak të tentativave të institucioneve shtetërore për të mos e raportuar saktë shkakun e humbjes së jetës së Learit.
Jeta e të riut u vu në fokus të policisë dhe opinionit publik për të mbërritur deri te shkaku i vdekjes së tij.
Por ndërkohë sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti ka folur motra nga babai e Learti, e cila ndodhet jashtë vendit. Silvi tregon shumë gjëra mbi jetën e vëllait dhe për marrëdhënien me babain që ka ndërruar jetë.
Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?
Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.
Keni dijeni që kishte një problem ligjor?
Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.
Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?
Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.
Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?
Unë isha 16 vjeç, tani jam 27./Ballkanweb/