A nuk e patë fundin rrugës?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A nuk e patë fundin rrugës?!

20:08 | 29/08/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Fundi nuk ka ardhur akoma. Kur të vijë fundi, nuk dihet cili do të fitojë. Do të fitojë qeveria mbi grupet rivale të drogës, apo grupet rivale do t’i hanë kokën kryeministrit. Kjo do të ndodhte sipas skemës së Kolumbisë ku FARC, ushtria që dominon drogën, ishte jashtë qeverisë. Po këtu?, këtu do të jetë qeveria që do të jetë bashkë me “FARC”, apo grupet e drogës do t’i dalin duarsh Ramës? Gjithë vendi është mbjellë me drogë, pritet vetëm rivaliteti.

Sa rrugë e lodhshme, por e shkurtër: Dikush do t’i hajë kokën tjetrit…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tani për tani, kjo që po e quajmë “fundi” është duke ardhur rrugës. A nuk e keni parë?

Për të ardhur deri në pikën, kur shteti ka hyrë në krim, rruga ishte në sy të të gjithëve. Rugës deri këtu, u duken të gjitha gjurmët.

Gjurma e parë në Lazarat.

Lazarati, fshati më i madh në Jug të vendit, i dhunuar si antikomunist, shtrirë nën brinjë të kalasë së Gjirokastrës, u kthye në legjendë për drogën. Legjenda u krijua nga policia, nga opozita dhe nga ambasadorët. Në fund u përdor nga qeveria e Rilindjes. Këta u mburrën se “do ta mposhtim Lazaratin”, dhe e bënë. Dhunuan gra e fëmijë, edhe vranë disa njerëz, por nuk ka më drogë! Kryeministri, si pinjoll i klanit hoxhaist, iu lëshoi brezin komunistëve të rreshkur dhe iu bëri qejfin se “e mposhta kuçedrën tuaj”. Por, në fakt nuk ishte ky qëllimi. Qëllimi ishte për t’u dëshmuar “virgjëri” ambasadorëve dhe, kryesorja: Të ndërrojë duart e drogës, nga dora e panjohur në dorë të vet. Kështu nisi rruga drejt këtij fundi

Gjurma e dytë, me ministrin.

Ministër i Brendshëm u zgjodh ky që është, jo veç për arsyen se ky përflitej si një përdorues narkotikësh. Ia kanë dëshmuar sy për sy në sallën e Kuvendit se si është hedhur nga pallati ku banonte. Por, nuk është veç kjo arsyeja. I akuzuar publikisht si përdorues narkotikësh është edhe vetë kryeministri. Kryeministrin nuk e lidh veç kjo e përbashkët. Lidhja është këtu: Një përdorues narkotikësh vihet në krye të prodhimit dhe tregut të narkotikëve si ministër. Në këtë mënyrë, shtetërisht karteli i drogës kontrollohet nga përdorues të narkotikëve. Kjo është fillesa e skemës klasike në kartel, të droguarit rekrutohen të parët. Por në këtë rast, shtetërisht. Mesazhi lëshohet për grupet kriminale që rivalizojnë në tregun e drogës; sot thërriten në bashkëpunim, por sa zgjat kjo marrëdhënie?!

Gjurma e tretë, sulmi mbi Kokëdhimën.

Kryeministri e kishte mikun më të afërt; madje si një Dalai Lama nën tendën e vet. Momenti kur Kokëdhima shpalli kërkesën për “njohjen zyrtare të cannabis sativa”, njerëzit menduan se lajthiti. Deputeti kërkoi kujdestarinë shtetërore të drogave që në Kuvend, në media, kudo. Këtu ndodhi çarja mes “murgut” Kokëdhima dhe kryeministrit Rama. Raportet sekrete thonë se vetë Rama e shtyu në këtë mëkat, por nuk është shumë e besueshme. Rama e mirëpriti mëkatin e Kokëdhimës për të krijuar ndarje “parimore, anti-cannabis”. Por cili ishte konflikti real? Sikur të pranohej propozimi i Kokëdhimës, droga do të vihej nën kontrollin e shtetit, të ardhurat do të hynin në buxhetin e shtetit dhe shteti do të ishte “e vetmja bandë”. Këtë nuk mund ta pranonte Rama. Rama ndërtoi skemën e kontrollit të drogës me bandën e tij; asgjë jashtë bandës. Sot për sot është i vetmi grup kriminal, pa rivalitet. Por rivaliteti po ngjallet; edhe rivalët duan të hanë bukë e të ndërtojnë vila.

Gjurma e katërt, populli në masë sulmohet si “dembel” dhe injorant “pa profesion”.

Të gjithë e mbajnë mend kur kryeministri shpalli me pompozitet këto “sharje” për popullin e vet. Mediat e morën thjesht si arrogancë të Ramës… Jo, nuk është kështu! Kjo ishte një gjurmë në rrugën për të ardhur te fundi. Jehona e arrogancës së kryeministrit shkoi në vesh të njerëzve, si kusht. Kushti është ky: “Unë, Edi Rama, iu gjej punë të gjithëve ju dembelë e të paditur. Ja ku janë plantacionet, ejani!”. Puna me drogën nuk do shkollë të madhe, madje do njerëz jo fort inteligjentë. Vathi i Ramës do të zinte shumë “dele”, siç i ka quajtur.

Gjurma e pestë, rrënimi i financave.

Sa njerëz kritikë kam takuar, që shprehen kështu ndaj qeverisë: “Po këta more, si i rrënuan financat!? Si nuk dinë të bëjnë ekonomi, as financa! Si nuk marrin njerëz të aftë!”

Këta që flasin më janë dukur njerëz të mirë, naivë dhe kaq. Këta kanë menduar se rrënimi i financave të shtetit ka ndodhur ashtu si kot(!). Jo. Rrënimi ka ndodhur pikërisht pse këta janë të aftë. Nuk janë mbledhur taksat e tatimet, ose janë mbledhur dhe iu është “gjetur vendi”. Janë paguar pa fund dënime për kompani të huaja. Dje, u paguan edhe rreth 300 e ca milionë euro për “Bankers”. Janë vjedhur tendera dhe para publike; është derdhur lumë për luksin e qeverisë… Po pastaj, keq po qeverisin? Jo. Projekti për të “transferuar popullin” në punët me drogën, nuk mund të bëhej pa e kthyer drogën në të vetmen punë dhe burim të ardhurash. Në plantacione nuk ka taksa, nuk ka siguracione, nuk ka kushte dhe kontrata pune, nuk ka lidhje me shtetin. Këta “punëtorë” të drogës nuk dihet me kë e kanë, këta mund të hanë njëri-tjetrin nesër, por jo qeverinë; qeveria nuk duket. Këta janë punëtorët që “duhen” në këtë punë. Financat e shëndetshme do të ishin injoranca financiare.

Gjurma e gjashtë, ambasadorët.

Këta u “droguan” nën efektet e Ramës dhe mbyllën gojën. Njerëzit, me të drejtë apo pa të drejtë, thonë se Rama i futi në xhep me paratë e drogës. Për ambasadorët thuhet, sigurisht, sepse shtetet që përfaqësojnë ata në Perëndim as që mund të mendohet se bien në kurthin e drogës nga Shqipëria. Perëndimi sapo ngriti flamurin e mbylljes së luftës me organizatat terroriste të drogës në Kolumbi.

… Kudo fundi bëri rrugë dhe erdhi deri këtu. Fundi nuk është këtu. Dje kreu i organizatës rebele ushtarake FARC u dorëzua në Kubë, nuk mundi ta bënte dorëzimin në Kolumbi. Kryetari i grupit rival, Rodrigo Londono, edhe emrin e kishte ndryshuar dy here, kur firmosi dorëzimin pas 52 vjet rezistencë dhe krime nëpër plantacionet me drogë, ai nuk ishte ai; u paraqit si Timoleon Jimenez e më në fund si Timochenko. Kishte nisur si majtist rebel e kishte përfunduar në vrasës njerëzish. Ky ishte fundi i atij. Ndërsa fundi i Ramës akoma nuk ka ardhur. Nuk i dihet në cilën anë të rivalitetit do ta zërë puna. Grupet rivale e sjellin fundin.

/veritas.com.al/

Etiketa: dembelFARCFrrok ÇupifundiKokëdhimaKolumbimurguRodrigo LondonoTimoleon Jimenezveritas.com.al

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

U ngritën këmbët, t’i bien kokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com