“Nëse do të kisha qenë kryeministër, nuk do të kisha shkuar kurrë të flisja me Zelenskyn, sepse ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të vendit të tij dhe masakrës së ushtarëve dhe civilëve të tij. Mjaftoi që ai të pushonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit dhe kjo nuk do të ndodhte, ndaj e gjykoj shumë, shumë negativisht sjelljen e këtij zotërie”.
Janë këto fjalët e Silvio Berlusconit që kanë shkaktuar reagime politike në Itali.
“Berlusconi fillon sërish me tërbimet e tij Putiniane, në kontrast total me BE-në, qeverinë së cilës i përket dhe ministri i jashtëm që është gjithashtu një shprehje e partisë së tij. E tmerrshme”. Kështu ka postuar në Twitter kreu i Action, Carlo Calenda duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit të Forza Italia.
“Mbështetja e qeverisë italiane për Ukrainën është e vendosur dhe e bindur, siç parashikohet qartë në program dhe siç konfirmohet në të gjitha votimet parlamentare të shumicës që mbështet Ekzekutivin”, raportojnë burimet e “Palazzo Chigi”.
“Nuk më takon mua të gjykoj dhe të votoj për Berluskonin, këto janë gjëra që shqetësojnë italianët. Unë kufizohem në fakte dhe faktet thonë se për tetë vjet, që nga viti 2014, Rusia ka insistuar që të zbatohen marrëveshjet e Minskut për paqen në Ukrainë, por Perëndimi nuk kishte në mendje këtë”, tha për ANSA, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratat e Silvio Berlusconit.