Njerëzit e Ahtisarit në Prishtinë, ja çfarë kontributi do të japë Finlanda – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njerëzit e Ahtisarit në Prishtinë, ja çfarë kontributi do të japë Finlanda –

17:47 | 31/03/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari përmes planit të tij kishte trasuar rrugën e Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë më 2008. Në atë plan ishin dhënë garanci të forta për komunitetin serb. Ndonëse vet tashmë jo-aktiv në politikë për shkak të moshës së shtyrë, fondacioni që ka në pronësi vazhdon të merret ende me Kosovën.

Një zyrtare e fondacionit të Ahtisarit, Annina Peltonen, bashkë me një diplomate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, Jeeni Laakso, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të partive politike në vend. Ato janë shoqëruar edhe nga ambasadori finlandez në Kosovë. Ky aktivitet i tyre në Kosovë ka ardhur pas arritjes së Marrëveshjes Themelore në Ohër dhe momentumit kur ka kërkesa dhe presion të madh nga perëndimorët për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë për të cilën është pajtuar kryeministri Albin Kurti.

Por, cili ka qenë qëllimi i këtyre takimeve dhe çfarë është diskutuar brenda selive të partive partiake. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë më detajist kur ka treguar për përmbajtjen e bisedës. Ai ka treguar se me delegacionin finlandez kanë diskutuar për modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam modalitetet që mund t’i japë Finlanda për fazën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e udhëhequr nga BE dhe e përkrahur fuqishëm nga ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin e tij në facebook.

Delegacioni finlandez kishte qëndruar gjatë kësaj jave edhe në selinë e LDK-së, ku ishin pritur nga Lutfi Haziri. Nënkryetari i kësaj partie ka treguar se në takim kanë biseduar për procesin e dialogut dhe për ndërlidhjen me procesin e integrimit evropian.

Përveç LDK-së dhe AAK-së, delegacioni finlandez kanë qëndruar për vizitë edhe në selinë e PDK-së, ku i ka pritur kryetari Memli Krasniqi.

Ai ka treguar se kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend pas pranimit të planit franko-gjerman nga kryeministri Albin Kurti.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situtatën aktuale politike, pas pranimit të propozimit evropian nga Kryeministri Kurti në Bruksel dhe dakordimit për aneksin e zbatimit të tij në Ohër. Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka shkruar Krasniqi.

Por a kanë sjellë finlandezë në Kosovë ndonjë modalitet për themelimin e Asociacionit, meqë edhe emisari sllovak Miroslav Lajcak ka treguar se janë duke i shqyrtuar disa modele.

Gazeta Express është interesuar për më shumë detaje lidhur me bisedat që janë zhvilluar mes delegacionit finlandez dhe përfaqësuesve të partive politike që kanë qenë pjesë e takimeve.

Jehona Lushaku-Sadriu për Express ka thënë se në këtë takim s’kanë biseduar për modele të Asociacionit, derisa ka theksuar se të njëjtit po presin që t’ua prezantojë emisari sllovak Miroslav Lajcak.

“Jo në takim nuk është diskutuar për modele”, ka thënë Lushaku Sadriu.

Muharrem Nitaj nga AAK ka thënë se s’ka çfarë të thotë më shumë përveç asaj që është thënë në komunikatë dhe ka sqaruar se bëhet fjalë për një projekt të fondacionit për paqe të Marti Ahtisaarit dhe se të njëjtit janë interesuar se në cilat fusha mund të ndihmojnë Kosovën.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në ambasadën e Finlandës në Prishtinë dhe në zyrat e Fondacionit të Martti Ahtisaarit për t’i pyetur rreth arsyes së kësaj vizite  në Kosovë dhe nëse kanë prezantuar ndonjë modalitet për Asociacionin, megjithatë ende s’ka marrë një përgjigje.

Kosova dhe Serbia në Ohër janë pajtuar për Marrëveshjen Themelore dhe Aneksin e Implementimit. Në pikën 10 të marrëveshjes Themelore flitet për zotimin që ka dhënë Kosova për implementimin e marrëveshjeve të kaluara në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ndërkohë, në analiza të ndryshme përveç Tirolit Jugor, si një model për autonominë e serbëve të Kosovës, po përmenden edhe Ishujt Aland – rajon autonom dhe i demilitarizuar i Finlandës nga viti 1920 me një vendim të Lidhjes së Kombeve i riafirmuar edhe me rastin e hyrjes së Finlandës në BE.

Shumica e banorëve në këta ishuj flasin suedisht, rreth 86 përqind, ndërsa më pak se 5 përqind flasin finlandisht.

Partitë opozitare kosovare dhe kanë akuzuar kryeministrin Kurti se me marrëveshjen e Ohrit, në nenin ku flitet për vetëmenxhimin, ka pranuar t’i japë komunitetit serb Autonomi ose diçka më shumë se Asociacion./GazetaExpress/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
VIDEO/ Ja si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë –

VIDEO/ Ja si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I pabesë, unë e pastrova parkun ‘Rinia’ se ti doje kulla –

Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –

17:13 | 20/12/2025
Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –

Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –

16:45 | 20/12/2025
Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –

Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –

16:39 | 20/12/2025
“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –

“Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –

16:03 | 20/12/2025
Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët –

Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët –

15:51 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –
  • Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –
  • Gazifikimi i Korçës shënon një tjetër mashtrim të Ramës, qyteti vazhdon ngrohjen me dru –
  • “Shtanget” Elbasani, verdheblutë munden nga Bylisi në shtëpi dhe humbet kreun –
  • Barazim që nuk kënaq askënd, Tirana dhe Vllaznia ndajnë pikët –
  • PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çdo minutë e Ramës në pushtet është fatkeqësi për Shqipërinë, të bashkohemi në protestë –
  • Sherr në burg, Safet Bajri “bën për spital” nipin e ishkryebashkiakut Qazim Sejdini –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com