Një tjetër yll ka zbarkuar në kampionatin kinez.
Bëhet fjalë për argjentinasin Ezekiel Laveci.
Sulmuesi argjentinas ka firmosur kontratë 2-vjecare me klubin kinez Habei China Fortune.
Ai do të përfitojë plot 13 milion euro në sezon.
Lavecit i përfundonte kontrata në fund të këtij sezoni me PSG-në dhe ka vendosur të largohet.
Ai kërkohej edhe nga Interi, por argjentinasi është joshur nga milionat e kinezëve.