Kampionatit kinez pritet t’i shtohet një tjetër yll.
Ai është sulmuesi argjentinas i PSG, Ezekiel Laveci.
Mediat bëjnë me dije se ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin e Super League kineze Hebei Fortune.
Drejt arkave të PSG do të shkojnë rreth 6 milionë euro, teksa rroga vjetore e Laveci-t do të jetë midis 13 dhe 15 milionë euro neto në vit.
Laveci ka qenë në kontakte me Interin, madje edhe me Çelsin.
Por, duket se rroga stratosferike e ofruar nga kinezët, ka bërë që të pranojë ofertën e tyre, edhe pse do t’i duhet të luajë në një kampionat modest.