Një surprizë në Muzeun e Arteve të Bukura në Algjeri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një surprizë në Muzeun e Arteve të Bukura në Algjeri

09:13 | 11/11/2019
në Kryesore
0

Nga Auron Tare

 

“Një vizitë në Kazbah apo në Muze”, ishte pyetja e shoqëruesit tonë algjerian, i cili po djersinte mjaft nga dielli i fortë.

Read more

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Të gjithë ngritëm dorën për Kazbahun e famshëm të Algjerit.  Por çuditërisht makinat tona ndaluan para Muzeumit të Arteve të Bukura. Me sa duket programi përfshinte edhe një ndalesë në këtë ndërtesë mjaft interesante ndërtuar gjatë periudhës koloniale franceze.

U futa brenda, paksa  i zhgënjyer që nuk po shkonim ende në pjesën historike të qytetit ku unë po kërkoja vendodhjen e xhamisë së ndërtuar nga shqiptari i famshëm Mami Arnauti.

Pasi kaluam me shpejtësi disa pavione në një prej korridoreve kryesore u ndesha me një pikturë me dimensione të vogla por  shumë të dallueshme. Portreti i pagabueshëm i një shqiptari i cili shpenguar kishte pozuar për një prej piktorëve më të famshëm francez të periudhës së romantizmit Achile Deveria.

Rastësia sjell gjithmonë supriza.

Piktori Achile Deveria

Achile Deveria është një emër i madh në Francë pasi jo vetëm si litograf por edhe si piktor ka arritur të kapë një seri portretesh të burrave më të famshëm të Francës së shek 19.

Deveria ashtu si edhe disa piktorë të tjerë të rëndësishëm të kohës si Eugene Delacrua, Mattise e më vonë edhe Picasso  u frymëzuan mjaft nga udhëtimet e tyre ne Orient dhe disa vepra të tyre shumë të njohura janë të frymëzuara nga Algjeria.

Por të kthehemi tek shqiptari ynë i panjohur në Algjeri.

Me një kërkim të kujdesshëm këtë javë nuk gjeta asnjë gjurmë të tablosë së Deverisë të botuar në ndonjë prej katalogeve të veprave të tij. Ka shumë mundësi që kjo vepër origjinale që ndodhet në këtë Muze nuk është botuar asnjë herë duke e bërë shqiptarin tonë mjaft të veçantë.

Portreti i shqiptarit të panjohur është kapur me të gjithë madhështinë e tij me rrobat e famshme, të cilat i bënë të njohur në të gjithë Mesdheun. Me çibukun e pandashëm, këmbë mbi këmbë me një shpërfillje tipike për shqiptarin  që në hapësirën otomane kishte gjetur veten si guvernator, general apo pirat.

Fatkeqesisht nuk ka asnjë emër në këtë tablo të piktorit francez për të na dhënë një ide mbi identitetin  e këtij shqiptari në Algjerinë otomane.

Portret i luftëtarit shqiptar, ekspozuar në Muzeun e Algjerisë

Megjithate edhe pse pa emer shqiptari i Algjerisë pikturuar nga dora e Deverise qendron krah burrave te famshem te kohes  si Alexandre Dumas, Prosper Mérimée, Sir Walter Scott, Jacques-Louis David, Alfred de Musset, Charles Augustin Sainte-Beuve, Honoré de Balzac, Théodore Géricault, Victor Hugo, Marie Dorval, Alphonse de Lamartine, Alfred de Vigny, Jane Stirling, and Franz Liszt.

Etiketa: Auron Tareluftëtari shqiptarMuzeu i AlgjerisëPiktori Achile Deveria

Të Lidhura

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

nga 27
08:16 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Para
Bie dëbora e parë në malin e Tomorrit

Bie dëbora e parë në malin e Tomorrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com