Një skandal diplomatik përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një skandal diplomatik përfshin Konsullatën dhe Ambasadën e Kosovës në Tiranë

15:10 | 29/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.

Pas interesimit të gazetës që të marrë një qëndrim prej shefit të Konsullatës ka telefonuar vetë Krasniqi. Ai ka refuzuar të flasë për rastin, teksa ka kërkuar disa herë që të mos botohet artikulli për incidentin në Tiranë, pasi, sipas tij, “kjo nuk përbën lajm”. Përderisa çështja është duke u trajtuar në MPJ, edhe punonjësja ka refuzuar të deklarohet për gazetën. Rasti është duke u trajtuar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë, instancë kjo që merret me incidentet më të rënda në misione diplomatike. Skandali ka ndodhur 15 ditë pasi ministri Konjufca ka propozuar tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata, për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Mosmarrëveshjet që kulmuan me sulm fizik

Në letrën dërguar Ministrisë, punonjësja administrative shkruan se mosmarrëveshjet e shumta me shefin e Konsullatës më 15 kulmuan me sulm fizik. Ajo ka thënë se është detyruar të shkruajë nga email privat, pasi me “porosi” të konsullit Halim Krasniqi i janë bllokuar edhe emailet zyrtare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam pjesë e misionit tuaj në Shqipëri, jam përpjekur maksimalisht të punoj në mënyrë të dinjitetshme e me profesionalizëm për detyrat që më janë caktuar. Jam munduar të fitoj respektin e kolegëve dhe diplomatëve dhe të jem e kujdesshme në përfaqësimin jo vetëm të institucionit, por edhe shtetit të Kosovës”, shkruan në letrën të cilën gazeta e publikon pa ndërhyrje.

Punonjësja, e cila ka thënë se në Konsullatë është angazhuar prej vitit 2018, ia ka kontestuar konsullit Krasniqi përgatitjen profesionale për ushtrimin e këtij posti.

“Megjithatë jam përballur me shumë sfida për shkak të një njeriu, që figurën e cilit nuk di njeri si ta vlerësojë, as profesionalisht as personalisht (si individ). Shumë mosmarrëveshje duke nisur që nga mënyra e komunikimit dhe kërkesat pasi vitet e arsimit të atij personi bien ndesh me funksionin e lartë që mban ai post, ka pasur midis meje dhe konsullit Halim Krasniqi”, shkruan në letrën, e cila ka shkuar në adresë të Konjufcës, si dhe të drejtorit politik në MPJD, njëherësh ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Glauk Konjufca.

/koha.net/

Etiketa: Ambasada e Kosovës në TiranëHalim KrasniqiShefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Tiranëskandal diplomatik

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Shkoi të merrte ndihmën e shtetit, gjeti mbi 8 milionë dollarë në llogarinë e tij

Mali i Zi, në tre ditë asnjë rast me Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com