Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

16:54 | 07/07/2022
në Opinion
0

Nga Preç Zogaj

Arsyeja dhe intuita janë busulla e saktë e popullit. Një shumicë antiamerikane në Shqipëri është e pamundur. Por edhe një pakicë nuk na bën nder. Më shumë se kaq, është turp.  Në ditën e Pavarësisë së SHBA, Shqipëria, Kosova dhe  kombi shqiptar festojnë aleancën e  fortë me këtë vend të madh pishtar të demokracisë dhe zhvillimit në shkallë botërore.

Asnjë shembull tjetër në historinë tonë nuk u afrohet sadopak të mirave që kanë  përfituar Shqipëria dhe shqiptarët nga miqësia me SHBA.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në kontrast me humbjet e mëdha dhe çmimin e lartë  të mbijetesës që na është dashur t’u paguajmë pushtimeve, orekseve aneksioniste me mbështetje ruse të  fqinjëve sllavë-ortodoksë, realpoltikës cinike të disa fuqive europiane, komunizmit më vonë, dalja e SHBA-ve në skenën e politikës botërore ka qëlluar të jetë vetvetiu fati ynë i kthyer nga e mbara.

Për ketë arsye, në çdo matje të preferencave të tyre për orientimin, shqiptarët zgjedhin në shumicë absolute Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ketë zgjedhje të lirë, pa asnjë mendim provokativ ndaj vendeve mike të Europës perëndimore, janë shkrirë në një të vetme mirënjohja, admirimi, vetëdija e tyre për mikun me të mirë.

Sondazhet  kanë treguar ndërkaq ekzistencën në një përqindje shumë të vogël, sa për të trembur syrin e keq, të shqiptarëve  antiamerikanë. Do të ishte çudi të mos kishte fare në një vend të bombarduar për gjysmë shekulli nga dogmatizmi totalitar ultramajtist. Ku Rusia ka patur e ka jo vetëm nostalgjikë, por edhe celula agjenturore në shërbim të politikës së destabilizmit dhe minimit të demokracisë sonë të brishtë. Të shtojmë këtu edhe individë që zgjedhin për snobizëm apo se ashtu e mendojnë të mos jenë me vendin më bamirës të atdheut. Asnjë shqetësim sa kohë që ky konglomerat është kaq i vogël në numër.

Por ka ndodhur diçka e re në raport me SHBA  nga viti 2017 e këndej. Antiamerikanët në përcaktim, si këta që përshkruam më lart, janë zgjeruar me antiamerikanë “që nuk e dinë” ose bëjnë sikur nuk e dinë se janë të tillë.  Së bashku kanë nisur të shprehen në forma denigruese, si asnjëherë tjetër që nga koha e komunizmit, kundër SHBA-ve. Dy janë ngjarjet burimore të këtij shpërthimi taleban në thelbin e  vet, pa asnjë lidhje me kriticizmin e shëndoshë apo edhe të hidhur, por të mbështetur në argumente, që përfaqëson një vlerë mbi të cilin vetë  SHBA-të mbajnë gjallë korrigjimin ripërtëritës. Është mënyra si e ka përcjellë e paraqitur për ndjekësit e tij Sali Berisha zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe shpalljen e tij non gratta nga SHBA. Në të dyja rastet, duke shkuar përtej denoncimeve konkrete të rasteve të selektivitetit politik në zbatimin e vetingut e tjerë, siç kanë bërë shumë politikanë dhe gazetarë, madje edhe partnerët amerikanë e europianë, apo  përtej së drejtës së tij  për t’u  mbrojtur në rrugë ligjore nga sanksionimi non grata, Berisha u ka prezantuar ndjekësve të tij një SHBA rrumpallë ku Presidenti, Sekretari i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë, ai i Thesarit dhe institucionet e tjera që kanë marrë pjesë në hartimin e vendimeve të lartpërmendura të qeverisë amerikane, janë marioneta që i lëvizin inatet e vogla kundër Sali Berishës!

Berisha nuk ka mundur të harmonizojë reklamimin e amerikanizmit real me qëndrimet e tij kundër shpalljes non grata dhe reformës në drejtësi. Të përqafojë reklamimin do të thotë të rrëzojë qëndrimet e tij. Të mbrojë qëndrimet e tij do të thotë t’u kundërvihet institucioneve amerikane. Në këto kushte, për oportunitet, ai është përpjekur t’i përmbahet një amerikanizmi abstrakt që nuk i përfshin institucionet amerikane në fuqi.

Prej këtu nuk ka asnjë të papritur që fansat e tij më të zjarrtë të shfrenojnë fantazinë me fraza dhe epitete të arsenalit të Enver Hoxhës kundër SHBA. Duke e pasuruar këtë arsenal me një  togfjalësh të ri që nuk e përdorte Enveri. Atë që Amerika është komuniste!

Ka një përpjekje të madhe në vendin tonë për t’i izoluar ngjarjet vendore nga konteksti ndërkombëtar, për ta mbajtur Shqipërinë me kokë në thes. Në  thesin e krundeve të saj. Mjerim! Po fatmirësisht ngjarjet dhe fryma e botës nuk na harrojnë. Nuk na kanë harruar kur ishim të izoluar e jo më tani që jemi vend i hapur. Kush mund të mendonte se në agimet e demokracisë shqiptare, në korrik të vitit 1991, shqiptarët do të vërshonin spontanisht, si një masë oqeanike, për të pritur Sekretarin e Shtetit, Baker.

Arsyeja dhe intuita janë busulla e saktë e popullit. Një shumicë antiamerikane në Shqipëri është e pamundur. Por edhe një pakicë nuk na bën nder. Më shumë se kaq, është turp.

 

 

Etiketa: antiamerikanepakicëpamundurshumiceTurp

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Në Maqedoni çdo gjë është e përkohshme, përpos antishqiptarisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com