Një selfie në titanikun socialist pak para mbytjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një selfie në titanikun socialist pak para mbytjes

15:52 | 25/03/2019
në Kryesore
0

Nga Desada Metaj

Krahasimet e kongresit të fundit të Partisë Socialiste me ato të ish Partisë së Punës ishin gjëja më e sinqertë e kësaj ngjarjeje. Madje satira e këtyre krahasimeve duhet t’u ketë pëlqyer edhe disa prej atyre që dje u detyruan të bëjnë një selfie me urdhër të kryetarit të partisë.

Atyre që, të ardhur pa shumë qejf në një takim të hapur në pikë të diellit, me gjasë as nuk ia kanë vënë veshin fjalimeve, që shefat i kishin qepur me kujdes. Por nuk kanë humbur gjë, sepse fjalimet e shefave nuk kërkonin vëmendjen e turmës, që tundte flamujt para tyre, por më së shumti të opozitës e mbështetësve të saj, të të ashtëquajturit “elektorat gri” e, natyrisht, vëmendjen e një pjese të medias, kryesisht të atyre pak portaleve dhe akoma më pak gazetarëve kritikë me Kryeministrin dhe qeverisjen e tij.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Por edhe vëmendjen e opozitës zor se e fituan dot, sepse oferta e Edi Ramës për opozitën ishte sa e qartë, aq edhe lehtësisht e pamundur për t’u marrë në konsideratë. T’i kërkosh sot opozitës, që ka dorëzuar mandatet, të hyjë në zgjedhje me të njëjtin “staf” që Edi Rama kishte në dispozicion për të  blerë vota me banda në 2017, do të thotë t’i kërkosh Lulzim Bashës të kyejë vetëvrasje politike.

Kryeministri e di shumë mirë që këtë herë “marrëveshja” e vetme që mund të arrijë dhe të kërkojë është jo ajo me opozitën, por me Prokurorinë e Krimeve të Rënda—institucionin që mund të zbardhë të vërtetat e shkatërrimit të procesit zgjedhor të 2017, por që me heshtjen e saj është përgjegjësja kryesore për krizën ku është futur vendi.

Në të vërtetë, Prokuroria e Krimeve të Rënda së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, që gjithashtu hesht për hetimin e skandaleve të tjera si ai i tenderit të unazës së re, meritonte të kishte dje karriget e veta në Sheshin Nënë Tereza dhe një selfie.

Një selfie e munguar në kongresin e socialistëve dje ishte dhe ajo e shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i kthyer tashmë në institucion “varësie” nën shtabin e përgjithshëm të propagandës së “Rilindjes”, të cilit para disa ditësh “i rrodhën” sekrete për rrezikun e spiunazhit rus në Shqipëri. Një sajesë tipike sovjetike që, me sa duket, ishte shpluhurosur nga arkivat e Sigurimit të Shtetit për të “njollosur” politikanët, mediat e gazetarët “armiq” të partisë.

Disa karrige dhe një selfie të veçantë në sheshin e kongresit socialist dje duhet të kishte dhe shoqëria civile. Ajo që ngazëllehej nga protesta e studentëve, që “baltoset” nga protestat e opozitës dhe që hesht kur Kryeministri çirret e nuk kursen fyerjet ndaj gazetarëve dhe çdo njeriu që guxon të mendojë ndryshe.

Të gjithë këta më lart, së bashku, duket se po mundohen t’i japin dorën e fundit anijes që tani po merr ujë nga të gjitha anët. Aq sa dhe marinarët më të besuar të kapitenit duket se po përpiqen ta braktisin duke bërë gati barkat e shpëtimit.

Jo më kot, një pjesë e mirë e atyre që bashkëqeverisën me Edi Ramën këto shtatë vjet dje ishin lënë (apo kishin zgjedhur) të ishin në hije. Ish-ministrat, për të cilët shefi nuk i kursente kurrë lëvdatat në kongreset e partisë, ishin strukur dje në cepat e papërgjueshëm, dhe llogarisnin në mendje sasinë e ujit që ka futur anija, numrin e njerëzve dhe ngarkesën— për të shpëtuar së paku veten dhe, me sa të munden, t’i prishin festën pasardhësit të projektuar nga kapiteni.

Asnjë nga ish-ministrat e Edi Ramës nuk shfaqi dje entuziazëm për kandidimin e Erion Veliajt dhe as për gjuhën shkatërrim-ndjellëse të kryeministrit.

Ata e dinë shumë mirë se të premtosh që do shkatërrosh teatrin dhe ndërtesat në zonën e Astirit, duke e paraqitur këtë si alternativë për Tiranën, do të thotë konflikt shoqëror me shumë artistë dinjitozë dhe luftë me qindra banorë të flakur në rrugë në mënyrë të paligjshme.

Këtë gjë vështirë se e merr përsipër ndokush që kërkon të jetë afatgjatë në politikë, veç rastit kur do t’i duhej ta pranonte si kushtin e vetëm për rikandidimin në Tiranë apo për testamentin e partisë. Vetëm me këtë çmim të lartë mund të pranosh të bëhesh “kurban” në një konflikt civil, si ai që rrezikon prishja e teatrit dhe ndërtimi i kullave apo projekti te zona e Astirit, mbi të cilin rëndon ende akuza e abuzimit me të paktën 20 milionë euro.

Në këto kushte, as drita natyrale e diellit të së shtunës në kryeqytet, as këngët dhe humori i ngjirur i Edi Ramës nuk i dhanë dot shkëlqim kongresit elektoral të PS, që bashkë me ofertën që i dërgoi opozitës, përçoi lajmin se tashmë është shumë vështirë të dilet nga kriza me bisedime.

Në kushtet e polarizimit të mëtejshëm të situatës, të kërcëllimit të dhëmbëve të pushtetit përballë protestave të opozitës, duket më shumë se e pamundur gjetja e zgjidhjes në tryezën e bisedimeve dhe me kompromise të ngjashme me ato të dy viteve më parë.

Është tradhëti të mendosh se protestat e nisura nga opozita— një gjenerator i mllefit të qytetarëve, që janë lodhur dhe janë të pashpresë nga kjo qeveri— të mund të përfundojnë në një marrëveshje në tavolinë.

Veç zgjidhjes me themel që kërkon kjo situatë e paraprirë nga protestat e opozitës, një tjetër rrugëdalje e rëndësishme, që nxit afrimin edhe të atyre që nuk janë votues tradicionalë të PD apo LSI në këtë protestë, është alternativa për të ardhmen. Një mundësi e re, që ka si shtyllë qëndrore jo vetëm slogane dhe programe në letër, por që të ofrojë zgjidhje konkrete për çështjet që janë më shqetësuese.

Një alternativë, ku të jetë planifikuar qartë forma dhe mënyra për goditjen e bandave dhe të krimit, mbi të gjitha goditjen e parasë së krimit në ekonomi. Një platformë, ku të tregohet qartë se si do të ringjallet ekonomia dhe si do të krijohen mundësitë që çdo njeri të punojë dhe ndërtojë me mundin dhe aftësitë e tij, dhe si do të llogariten taksat për çdo kategori.

Një platformë, ku retorika e “oligarkisë dhe abuzimit me fondet shtetërore” të zbërthehet në emra konkretë dhe të tregojë rrugën konkrete si do t’u rikthehen shqiptarëve pasuritë e vjedhura. Mbi të gjitha, një platformë që jep garancitë se si Shqipëria nuk do të bjerë sërish nën sundimin e egër dhe shkatërrues të oligarkëve të zakonshëm, për t’u treguar jo vetëm mbështetësve, por të gjithë shqiptarëve se praktika, në të cilën klientët e çdo qeverie janë të njëjtët dhe thjesht ndryshon kryeministri, do të marrë fund.

Sa më pak gjuhë të drunjtë e sa më shumë emra dhe fakte të denoncojë opozita, sa më shpesh e qartë të rendisë e faktojë lidhjet okulte të qeverisë me biznesin, aq më shumë qytetarë do të besojnë dhe mbështesin ndryshimin.

Qartas, kjo mënyrë e të shpallurit të alternativës dhe protestat e paralajmëruara të opozitës do të jenë faktorët vendimtarë që do ta çajnë anijen rilindase mjaftueshëm sa ajo të mbytet. Edhe pse për t’i bërë ca vrima më shumë do të kujdesen vetë edhe disa socialistë “milionerë”.

https://exit.al/2019/03/nje-selfie-ne-titanikun-socialist-pak-para-mbytjes/?fbclid=IwAR0H14zCfPvLCD1kEDitr3nkEqyg7EOftwprhX0LCLBrAvPvCJTQKrtQGuY

Etiketa: Desada Metajselfiesocialisttitaniku

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Haradinaj: Taksa nuk e po izolon Kosovën, të gatshëm për dialog

Haradinaj: Taksa nuk e po izolon Kosovën, të gatshëm për dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com