Një roman që të ndjek pas edhe kur e ke mbaruar së lexuari – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një roman që të ndjek pas edhe kur e ke mbaruar së lexuari

07:50 | 16/04/2021
në Gossip, Kryesore
0

Nga Miranda Haxhia

Kohët e fundit, leximet e librave i kam kryer në udhëtimet e shpeshta Tiranë-Berat e anasjelltas. Ashtu filloi edhe libri “Flama” me autor Tom Kuka.

Nuk ke nevojë për mjete hipnotizuese për të parë një Tiranë ndryshe, kthyer në kohë, një shekull para, sepse autori është kujdesur që ta dallojme qartë. Tirana në sytë e autorit është një “Poeme mjerimi”, apo një këngë e dëshpëruar dashurie.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Tërë libri është shkruar mbi një metaforë të bukur; njerëzit dhe mizëria e minjve që luftojne për territor.

Minjtë nuk i kanë munguar kësaj Shqipërie në forma të ndryshme, me grykësi marramendëse dhe pushtet të pakufizuar.

Por, mes kësaj “flame”, apo epidemije, jetojnë njerëz të ndryshëm që dashurojnë, shërojnë, këndojnë, lindin, vdesin apo u shërbejnë të gjallëve e të vdekurve me po atë stimë që kanë në vetëdijen e profilit, me të cilin i njeh kur i lexon.

Di Hima është personazh i njohur nga libri i parë. I krijuar si njeri që na kujton që shteti ka egzistuar e moraliteti i profesionit është shfaqur ndoshta shumë herë më mire nga 100 vjet më pas.

Tom Kuka, një personazh simbol i udhëtimit mes jetës e vdekjes ecën mes rrëfimit si shoqërues i denjë për Di Himën drejt ankthit të shfaqur nga vrasjet e njëpasnjëshme në qytet.

Këto vrasje, gjurmimi i tyre, rrethimi nga personazhe të çuditshme, si Kumtmadhi, Doktori e të tjerë, e të tjerë, janë një risi mjaft interesante.

Dhe së fundmi, gjetja e vrasësit e përballja e hetuesit me të është shumë e fortë, ndoshta për shkak të asaj çka e çoi atë lloj Katallani të kryeje inçest përmes dhunës e mandej vrasjet e disa njerezve, fill siç rrugëton fundi i një filxhani kafeje të gjetur nga Di Hima në vrasjen e parë.

Tom Kuka është një shkrimtar mes realizmit magjik e atij lloj shkrimi që ndërtohet mbi ngjarje të forta. Nëse në librin “Ora e ligë”, autori është shumë magjik, këtu është një tjetër qasje letrare: besnik i gjuhës së pasur, hulumtues i shqipes së pastër, autori i kthehet ngjashëm romanit të parë “Hide mbi kalldrëm”, veçse këtu kemi një platformë të re shkrimtarie: mbivendosje të ngjarjeve dhe një rrugëtim mes tyre mes një pejzazhi aq të hidhur e aq intrigues.

Si përfundim, mendoj që autori në çdonjërin nga librat e tij ka eksploruar një format e një brendi të re letrare, e ky është roli i çdo shkrimtari që ulet e shkruan. Shkallë pas shkalle, autori po krijon antologji me romanet e tij për shkak të gjuhës së pasur, figurave mbi të cilat është mbështetur fuqishëm dhe endjes për ta vijuar leximin e librit, edhe kur autobusi me të cilin udhëton, ka mbaruar rrugëtimin. E kjo më kujton atë masë pëlqyeshmërie: po e more një liber dhe mezi pret ta lexosh deri në fund, ai është libër i bukur. “Flama” është një roman shumë i bukur, sidomos në këto kohë pandemish, si ajo në lidhje me shëndetin, ashtu edhe këto epidemi politike.

Shqipëria meriton të fitojë mbi minjtë, ashtu si fitoi 100 vjet më parë në librin e Tom Kukës.

Etiketa: “Flama”Miranda HaxhiaNjë roman që të ndjek pas edhe kur e ke mbaruar së lexuariTom Kuka

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Lulzim Basha: Nuk ka më bastione, presim lëvizje tektonike politike në 25 Prill (film)

Lulzim Basha: Nuk ka më bastione, presim lëvizje tektonike politike në 25 Prill (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com