Një prej kujtimeve më të bukura që ruaj nga fëmijëria janë dramatizimet e Radio Tiranës në orët e vona – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një prej kujtimeve më të bukura që ruaj nga fëmijëria janë dramatizimet e Radio Tiranës në orët e vona

12:03 | 18/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Edon Qesari

Një prej kujtimeve më të bukura, e aspak të vagullta, që ruaj nga fëmijëria – më saktë, nga netët e fëmijërisë sime përgjatë fillimit të viteve ‘90 – janë dramatizimet që Radio Tirana transmetonte rregullisht përgjatë mbrëmjeve të vona.

Radiodramatizimet, siç dhe quheshin, qenë asgjë më shumë se regjistrime zanore të pjesëve dramatike, shpesh të shfaqura në skenën e atij që deri atëherë quhej Teatër Popullor (sot Kombëtar), përmes zërit të aktorëve të vënë enkas në shërbim të dëgjuesve radiofonikë, duke u shtuar dhe me ca shpjegime të përmbledhura veprimesh jashtë thelbit bisedues të veprës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Herë të tjera, radiodramatizimet sillnin lexime të sendërtuara enkas për publikun në formë dialogësh të pjesëve letrare të njohura, që nga letërsia klasike ruse deri tek Remarque-u dhe Kadareja. Tingujt shoqërues në sfond, të cilët natyrisht ishin pjesë përbërëse e gjurmës artistike që pjesa e zgjedhur shënjonte në vëmendjen e dëgjuesve, por dhe dhuntia përcjellëse e aktorëve të përzgjedhur për të kryer rolin zëdhënës të personazheve, përbëjnë një kujtim të largët tashmë të kohërave kur radioja mbartte peshë të pazëvendësueshme në sendërtimin e një përfytyrimi ende të pa rrudhosur.

Bëhet fjalë për kohë në të cilat radioja, si mjet mediatik, ruante ende me këmbëngulje një copë aspak të vogël të ndikimit komunikues në shoqëri. Nuk ishte vetëm një dritare përhapëse e risive apo brengave nostalgjike muzikore – e as vetëm përcjellëse ngjarjesh politike zulmëmëdha – por diçka më shumë se ndjellëse. Radiodramatizimet, meqë me to e nisa, ishin dhe një endje e bekuar në errësirë. Të paktën në kujtesën time të hershme fëmijërore të atyre netëve anash-kaluese të tranzicionit, shpesh pa energji elektrike.

E kjo s’kishte të bënte vetëm me radiodramatizimet, të cilat ishin veç një pjesë përbërëse e ndikimit që ky mjet i komunikimit masiv, pikërisht radioja, ende ushtronte mbi shoqëri. Unë isha pjesë e një familjeje e cila, për nga vetë përkushtimi profesional i prindërve të mi, isha rritur me pjesëmarrjen, në një formë apo në një tjetër, në shumë sipërmarrje që kishin të bënin me teatrin apo kinematografinë. Qe pikërisht zëvendësimi i vetive pamore që përcaktojnë trajtat e këtyre dy gjinive artistike të fundit, nëpërmjet përcjelljes vetëm zanore të brendisë së tyre, që sot ushton një lloj malli – asfare manierist – për një kohë kur, bashkërisht si shoqëri, i kushtonim një vëmendje më cilësore zërit, tw biseduarit, aftësisë për të dalluar përmes tw folurit atë çka gjendej përtej tij. Gjë që më ushqen bindjen se fashitja e radios nga jetët tona të përbashkëta, apo zhdukja e të lexuarit nëpërmjet shqisës së dëgjimit – tjetër formë “zhytëse” e imagjinatës që përcjell një tekst jo detyrimisht i përvetësuar nëpërmjet leximit – përbën një humbje tragjike dhe aspak për t’u shpërfillur në tërësinë e marrëdhënieve tona me njëri-tjetrin.

https://www.facebook.com/edon.qesari

Etiketa: edon qesariRadio Tirana

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vrasja e kokës së mafias greke, flet Alket Rizai: Lidhja ime me atë

Vrasja e kokës së mafias greke, flet Alket Rizai: Lidhja ime me atë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

16:16 | 13/01/2026
Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

16:00 | 13/01/2026
“Telefonata kërcënuese nga spin doctors”/ Kujt i drejtohet Ahmetaj? –

Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –

15:46 | 13/01/2026
Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

15:32 | 13/01/2026
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

15:28 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –
  • Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –
  • Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –
  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –
  • Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –
  • Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –
  • Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com