Dashuria e kryeministrit Edi Rama për pikturën duket se i ka lindur herët.
Kjo foto që shihni më poshtë, është piktura e realizuar nga vetë ai, kur ka qenë në moshën 5-vjeçare.
Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga Petro Mejdi.
“Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH ” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç, yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës .
Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh ” me emrin Shqipëri .
Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle , ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit , e anojnë këndej e andej.
Kapiteni është i ri në moshë , por si dursak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë.
Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH ”, SHQIPËRISË .
SHËNIM : Vizatimi është marë nga numri 10 i revistës “NËNTORI ”, 1970”, shkruan Mejdi.