Një përgjigjie për pyetjen absurde: “A e bëre vetë bebin?” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një përgjigjie për pyetjen absurde: “A e bëre vetë bebin?”

09:15 | 05/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alma Nikolli

Një e qarë foshnje, lot e buzëqeshje prindërore… dhe ja ku erdhi në jetë bebi më i bukur që ekziston. Mrekullia më e madhe, dielli më shndritshëm, koha që ndal. Në sekondë harrohet çdo dhimbje, jeta jote ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Për të parën herë në jetë mendimi i parë i vetes nuk je më ti. Je grua, je fuqi, je jetë që solle në jetë një jetë… je nënë. Nuk ka fjalë t’i thuash vetes se kush je, nuk ka nevojë për to. Engjëlli në krahët e tu është përgjigjia.

Dashuria e madhe për fëmijën tënd të mëson çdo hap që deri atë ditë mbase të ka trembur. Rriteni të tre së bashku lumturisht. Bebi ka shumë frikëra pas ardhjes në botën e re, por edhe për prindërit kjo botë e vjetër është sërish tërësisht e re. Nëna, babai edhe bebi janë të tre së bashku në një dimension të ri. Nuk është as e lehtë, as e vështirë… është magjike. Por, kur nuk je mësuar me magjinë çdo mëngjes, çdo mbrëmje, çdo sekondë edhe ke frikëra. Trembesh se mos nuk je dot aq “magjik” sa duhet, edhe pse e di fort mirë që dashuria që vetëm shtohet është motori me të cilin punon magjia.

Read more

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Do të ndalem një herë tjetër më gjatë tek kjo ndjesi. Siç kam paralajmëruar në titull dua të jap një përgjgjie. Fëmija që lind gëzon të gjithë ata që na duan dhe ata që, mbase bëjnë sikur na duan. Ose, ose më saktë, nuk dinë të na duan më mirë se aq.

Pas urimeve të dashura e “marshallave” të sinqerta, një pyetje super ABSURDE mbin e rimbin: Po hë, vetë e bëre?

Siiiiiiiiiiii?

Po si moj grua, apo vajzë e dashur merr guximin të “penetrosh” kaq thellë në psikologjinë e një gruaje që sapo ka lindur?

Vetë e bëri, kush do ia bënte tjetër? Mamitë e gjinekologët bëjnë vetëm fëmijët e tyre, s’kanë punë me të dynjasë.

Si fillim, në fazat e para kur nisi e gjitha, nuk ishte vetëm, normalisht duhej edhe burri. Në cilëndo metodë të sjelljes në jetë të një fëmije duhet patjetër faktori burrë. Në natyrën njerëzore ngjizja do femëroren dhe mashkulloren, pavarësisht se çfarë vendos një nënë për rritjen e fëmijës së saj.

A e bëre vetë?!!

Pse, një ditë është bërja? Ato nëntë muaj gjatë të cilëve fëmija bëhej çdo ditë, ku ishte, në cilin bark? Ku rrihnin dy zemra njëkohësisht? Në cilin trup kishte 4 duar, 4 këmbë e 4 sy? Kush jetonte në ankth para çdo kontrolli mjekësor? Kush kujdesej të flinte në njërën anë gjatë netëve të shtatzanisë? Kush duhet të mendonte dy herë para ushqimeve që konsumonte? Hë, kush?

Shkurt e shqip: Në vendin tonë jo pak gra e quajnë paaftësi faktin që një nënë e sjell në jetë fëmijën e saj jo me lindje natyrale. Në shumicën e rasteve këto gra janë vetë nëna. Nëse jeni duke më lexuar, Zoti ju faltë!

A e bëre vetë? Po. Çdo grua e lind vetë fëmijën e saj. Me lindje natyrale apo çezariane, fëmija që vjen në jetë është BËRË nga nëna e tij. E pashmangshme apo e dëshirueshme qoftë zgjedhja për metodën me të cilën lind një fëmijë krenaria dhe dashuria për bebin tënd nuk ndryshon.

Grua e dashur mos u tremb, mos u intimido e mos u ndiej në faj para kësaj pyetje. Fëmijën tënd e ke bërë ti dhe ji e lumtur për mrekullinë tënde!

Etiketa: Alma NikolliçezariangjinekologëtmamitëmrekulliaNjë përgjigjie për pyetjen absurde: “A e bëre vetë bebin"?

Të Lidhura

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

nga 27
16:46 | 23/02/2026
0

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet...

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

nga 27
16:42 | 23/02/2026
0

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet...

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –

nga 27
16:32 | 23/02/2026
0

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar...

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

nga 27
16:28 | 23/02/2026
0

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të mandateve ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar...

Para
Deklarata e ashpër nga Kosova: Hakmarrje e paarsyeshme e Edi Ramës

Instituti i njohur: Mini-shengeni e ktheu Serbinë qendër të zhvillimeve rajonale

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

16:46 | 23/02/2026
Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

16:42 | 23/02/2026
Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –

16:32 | 23/02/2026
Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –

16:28 | 23/02/2026
Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin –

Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin –

15:24 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –
  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –
  • Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera –
  • Bardhi pas mbledhjes te ‘Mandatet’: Po pengohet drejtësia –
  • Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin –
  • Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –
  • Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com