Një ministër i LSI-së në kongresin e SYRIZA në Greqi, PS e bojkoton – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ministër i LSI-së në kongresin e SYRIZA në Greqi, PS e bojkoton

21:08 | 14/10/2016
në Uncategorized
0

“Era” e re e marrëdhënieve të LSI-së me Greqinë, vizita e Metës pasohet nga pjesëmarrja e Ylli Manjanit në kongresin e  partisë së Tsipras.

Asnjë përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk ka marrë pjesë në kongresin e SYRIZA, partisë së kryesuar nga kryeministri i Greqisë, Akesis Tsipras. Por në këtë kongres merr pjesë Ylli Manjani, ministri i LSI-së në qeverinë Rama. Ylli Manjani e ka vlerësuar me nota të larta pozitive partinë e kryeministrit Tsipras. Pjesëmarrja e tij në këtë kongres dhe aq më tepër vlerësimi i partisë greke si më përfaqësuesja e së majtës europiane moderne, është i dyti moment që flet për një “erë” të re në marrëdhëniet mes LSI-së dhe politikës greke.

Përmes një mesazhi në facebook, Manjani argumenton pse është pjesë e këtij kongresi duke e lidhur situatën edhe me debatet që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë për Çështjen Çame. Ashtu si shefi i vet Ilir Meta, edhe Ylli Manjani e sheh zgjidhjen tek dialogu konstruktiv. Ja si shkruan Manjani për këtë çështje: “Bashkëpunimi dhe dialogu i përhershëm janë mjetet më të suksesshme të të bërit politikë. Vendimet konsensuale janë domosdoshmëri për rritjen e besimit tek politika. Edhe kur nuk jemi dakord, respekti për kundërshtarin është detyrë“.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

manjaniNdërkohë që guxon ta cilësojë partinë greke si ndër më reformatoret mes partive të majta të Europës, si një leksion për politikëbërjen në funksion të qytetarit.

“Në veçanti e majta Europiane është e çoroditur dhe pa shumë alternativa. E fundit alternativë e sukseshme ishte ajo e Blair. Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit të ri që nuk rresht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut! Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual. Me këto parime e me këtë filozofi Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë. Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e bisnesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfërit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim! SYRIZA një parti e re për t’u marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne. Suksese punimeve të kongresit te dytë të saj!”, shkruan Manjani.

Duket pak e vështirë të besohet se LSI, kryetari e ministrat e kësaj partie kanë zbuluar së fundmi sekretin e “mirësisë” greke që do të zgjidhë me magji problemet, së pari atë të 8 mijë varreve greke në Shqipëri, sepse ajo është aktuale sipas këndvështrimit të Metës,  partisë së tij dhe Greqisë dhe pastaj të tjerat me ngadalë e me durim, siç është Çështja Çame, të cilën në të vërtetë faktorët kryesorë të politikës shqiptare dhe të Brukselit e konsiderojnë çështje të të drejtave të njeriut dhe të parën në agjendën e problemeve të shtruara për zgjidhje mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –

Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –

16:12 | 16/12/2025
SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –
  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest –
  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com