Një llaf të mirë desha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një llaf të mirë desha

16:45 | 09/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Lura Elezi

Kur kam shkuar për herë të parë në Amerikë, nuk kishte se si mos të më linte përshtypje pritja spektaklore në biznesin më të rëndomtë nga një njeri që s’e kisha takuar kurrë në jetë e me siguri s’do e takoja më.
“Hi sweety how are you? You look wonderful today!”
“Mirëdita zemër si je? Dukesh e mrekullueshme sot!”

Shumë shqiptarë atje akoma s’mësoheshin dot me këtë mënyrë komunikimi, dhe më të papjekurit ndër ta dhe ua kthenin me shaka shqip, çka mua më dukej e panevojshme. U dukej “amerikanizëm”, “furçe”, “servilizëm” e fjalë të tjera që lëri fare. Ishte një trend që dhe te ne, sapo kish filluar. Ndërkohë që në vitet 90’ na u desh ta kalonim duke u çmësuar me “shoqe, shok, xhaxhi, teta”, në fillimet e 00’ në rrethe të caktuara rifilloi “zemra, ylli, shpirti”. Mua s’më ka bezdisur kurrë kjo gjë, e si në Amerikë si këtu nuk e quaj dot furçe, se jo për gjë po “furçe”-n besoj se di ta dalloj mirë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Furçja është forma më e ulët e të marrit me të mira, për të marrë mbrapsht atë që të duhet. Kjo me të vërtetë di të jetë e bezdisshme, dhe vjen nga njerëz me ngrohtësi të kufizuar dhe pikërisht pse ata e dinë këtë gjë, të bëjnë dush që me mëngjes me lëvdata se çfarë njeriu je ti, si krahasohesh me perënditë dhe me eliksiret e planetit Tokë. Herët e para të lezeton, kush nuk i do fjalët e mira? (Përveç atij shqiptarit në Amerikë që zgërdhihet me sy në tokë). Po pastaj ia pi lëngun. Pastaj përton t’i përgjigjesh në telefon, rrotullon sytë teksa personi në fjalë rreshton fjalimet, dhe të vjen t’i thuash direkt “ça halli ke dil në temë”.

Po kjo nuk është e njëjta gjë si kur hyn në bankë apo në kafe, dhe personi që do të të shërbejë të pret me buzëqeshje, të bën një kompliment gjenerik ose dhe personal, dhe pastaj vazhdon marrëdhënia e ëmbël e cila filloi siç duhet, me këmbën e djathtë.

Po te ne ndodh ende shumë pak. S’krahasohet me 15 vjet më parë, po prapë ti je vetull ngrysur se si do komunikosh me dikë që po komunikon për herë të parë. Mbase sepse jemi shumë të përfshirë vetëm te vetja jonë dhe hallet tona, këtë temë e kam cekur dhe më herët ne fakt. Por cilado qoftë arsyeja, ka ardhur koha, siç e do dhe viti 2018, të piqemi “komunikimisht”. Buzëqeshja  dhe përgjigja kur të kërkohet, nuk ka pse të jetë as luks e as “me tip”. Atë e vesh në mëngjes si rrobat. Kur ti si shërbim dhënës bën një gabim, para se të arrish ta korrigjosh ose të thuash pse nuk e korrigjove, duhet të marrësh me të mira, të kërkosh falje. Jo të fillojë faji zinxhir “pse u derdh makiato mbi sheqer e tabaka” me fytyrë të shqetësuar që nga baristi te makina e espresos e shoferit që solli pakot e kafes në mëngjes.

Komunikimi është edukatë me pahir, nuk është me “tip”. Përgjigja, fjalët e mirësjelljes, sqarimi dinjitoz pa kaluar degë më degë, buzëqeshja, e sërish përgjigja, përgjigja… Janë detyrime adultësh. Edhe nëse nuk ta mësoi familja, duhet të ta mësojë puna e jeta me zor.

Lindja e Largët ka një thënie të lezetshme: “Kujdes mendimet, ato bëhen fjalë. Kujdes fjalët, ato bëhen zakone. Kujdes zakonet, ato bëhen karakteri yt. Kujdes karakterin, bëhet fati yt”.

E kuptoj që një thënie e tillë do ndryshim radikal të mënyrës së jetesës, po mund të fillohet në gjysëm të saj: Kujdes komunikimin: zbërthyer në fjalët e buzëqeshjen.

Besomëni, bën magjira. Jo vetëm në marrëdhënie me të tjerët, por me veten.

https://laralara.blog/2018/02/01/nje-llaf-te-mire-desha/
Etiketa: Amerikëfurcekomunikimlura elezi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Martin Schulz heq dorë: Jo ministër në kabinetin e Angela Merkel

Martin Schulz heq dorë: Jo ministër në kabinetin e Angela Merkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com