Një kujtim-homazh për Uran Kostrecin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kujtim-homazh për Uran Kostrecin

15:30 | 14/07/2021
në Kryesore
0

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Nga Uran Butka

Me Uran Kostrecin jemi njohur në fillim të vitit 1991, pasi kishte dalë nga burgu, kur ai vinte nga Elbasani, tek banonte, për në Tiranë, ku e kishte selinë Shoqata e të Përndjekurve Politikë. Mandej, kur u themelua gazeta “Liria”, organ i kësaj shoqate dhe ai u caktua kryeredaktor i parë i saj, bashkëpunimi dhe miqësia jonë u shtua.
Ai ishte një njeri krejt i veçantë. Profilin e tij, sidomos sjelljen, ia ka theksuar më së shumti jeta në burg, ku njeriu ose shkatërrohej krejtësisht, ose dilte më i fortë e më i mençur- siç ndodhi me Uranin. U dënua për tentative arratisjeje dhe, natyrisht, sepse ishte i biri i Fuat Kostrecit, nacionalist dhe antikomunist nga Kostreci i Dangëllisë, i burgosur politik edhe ai, me akuzën e rreme se bënte pjesë në një grup armiqësor në Kolonjë.
Në burgun e Burrelit Urani pati fatin të njihte personalitete të shquara si Engjëll Çobën, i cili i dha mësime italishteje dhe e kalli në botën poetike të Dante Aligierit; Koço Tasin, që i dha mësime filozofie, Kudret Kokoshin, që e ushqeu me nacionalizmin, Dom Nikollë Mazrekun, që i forcoi besimin e faljen dhe mjaft të tjerë, nga të cilët mësoi, por edhe dha nga vetja, sidomos shembullin e mosbindjes dhe të qëndresës.
Kohën më të gjatë në burg e kalonte në vetmi në birucë, nga që dënohej vijimisht nga komanda për mosbindje, kundërshtim dhe shpërfillje.
Një herë burgun e Burrelit e vizitoi një titullar i Ministrisë së Brendshme. Me këtë rast i mblodhën të burgosurit që ta dëgjonin. Ai ishte minoritar grek dhe nuk e fliste mirë shqipen. Shpesh përmendte në fjalën e tij: “Skipëria” skëmb graniti, “skipëtari” ja bën fora !
Kur mbaroi titullari i lartë, drejtori i burgut tha:
-“A ka ndonjë pyetje?”.
Urani ngriti dorën
-Mos ia jep fjalen atij, se është I rrezikshëm, – i tha drejtori I burgur te deleguarit.
-Më mire t’ia jap, qe ta shohim se çka në kokë,- tha i deleguari. Pa shohim e bëjmë pastaj..
U ngrit Urani më këmbë dhe foli kështu: “Faleminderit që na lejoni të bëjmë ndonjë pyetje. Unë kam lexuar mjaft dhe kam bërë, fatmirësisht, ca vite shkollë, e njoh mire gjeografinë, po emrat “Skipëri” dhe “Skipëtar” nuk i kam dëgjuar. Dhe nuk e di ku bien. A mund të na i thoni se në ç’anë bien?!”
Mbledhja u mbyll menjëherë dhe Urani përfundoi 15 ditë në birucën me ujë për tallje ndaj të deleguarit.
Një herë tjetër, shkoi në burg një i deleguar po nga Ministria e Brendshme, por më i nxënë, tip intelektuali. Ai foli për politikën e jashtme të RPS të Shqipërisë, ndërkohë që dënoi agresionin dhe ndërhyrjen ushtarake brutale të Brezhnjevit e të ushtrisë sovjetike në një vend sovran si Çekosllovakia, e cila donte të shkëputej nga kampi revizionist. Në përfundim të ligjërimit, i deleguari i kënaqur pyeti nëse kishte ndonjë gjë të paqartë.
Urani ngriti dorën.
Drejtori i burgut e paralajmëroi të deleguarin, qe të mos ia jepte fjalën. Është rebel, i tha.
Lektori, bëri si bëri, ia dha fjalën, sepse Urani ngulmonte .
– Jam në një mendje me zotërinë tuaj, që mësymja kundër Çekosllovakisë është një agresion i pastër kundër një vendi sovran dhe bëri mirë qeveria jonë që e denoncoi, – tha Urani. – Po përse nuk e bëri qeveria jonë këtë denoncim edhe në vitin 1956, kur ushtria sovjetike e pushtoi dhe e përgjaku Hungarinë?
– Nuk ka lidhje. Janë dy gjëra të ndryshme, – tha i deleguari dhe u err në fytyrë.
Po Urani vazhdoi:
– Janë të ngjashme si dy pika uji, por qëndrimi juaj është i ndryshëm.
– Mendimi yt është i ndryshëm! – u hakërrua i deleguari dhe e mbylli mbledhjen.
Këtë herë Uranin e lidhën me pranga, e torturuan dhe e hodhën rrëshqanthi në një birucë .
Kjo i ndodhte shpesh Uranit përgjatë 20 vjetëve që vuajti në burg, madje s’kishte muaj që të mos dënohej për kundërshtim të urdhrave të eprorëve, apo për pyetje provokuese. Gradualisht ai u kthye në një rebel, që ndihej mirë vetëm kur ironizonte apo kundërshtonte urdhrat e padrejta dhe fyerjet e dhunimet që u bëheshin të burgosurve.
Gjithsesi, në heshtjen dhe vetminë e qelisë, Urani i pranguar dhe i dhunuar, zbuloi alter-egon e tij dhe nisi të hahej me të. Ajo ishte një qenie e brishtë, e ndjeshme, poetike, ndryshe nga dukja e ashpër, e palëkundur, rebele e Uranit. Ai kishte brenda poetin, që jetonte në një botë ideale dhe që e bënte edhe zhguallin e tij fizik të mbijetonte.
Poeti krijonte në mendje, ndonjëherë edhe në ndonjë copëz letër, sonetet lirike, mandej edhe poemën “Epopeja e karkalecave”. Dhe, kur disa nga ato fletushka ia sekuestruan gardianët, ai u tha “I kam në mendje”. Edhe për këtë përgjigje u dënua sërish dhe u mbyll në birucë, sepse i paskësh pasur mendimet dhe vargjet e fshehura në mendje!
Mirëpo, ndonjë herë kur shpirti poetik prekte realitetin e dhimbshëm, torturat dhe poshtërimet e burgut, atëherë jeta s’kishte më kuptim dhe vihej në pyetje ekzistenca e saj. Përse duhet të jetonte? Kështu, një çast dëshpërimi ai iu drejtua telave me gjemba, që ngriheshin mbi muret e burgut, jo për t’i kapërcyer e për t’u arratisur, por për të prekur fundin e tij. Zgjati duart drejt telave, dëgjoi thirrjet e rojave: “Ndal! Ndal!”, mandej krismat e automatikëve dhe vërshëllimat e plumbave, që i shpuan xhupin, nga i cili dolën flluska pambuku të zi. Një plumb e fshiku mbi ballë dhe e përgjaku. Mandej duart e rojeve që e zaptuan, e goditën dhe e tërhoqën zvarrë deri në birucë, ku e kishte vendin dhe hodhën atje si një kufomë. Dhe kur trupi i tij nuk ndiente më, kishte vdekur, shpirti i poetit gjallonte, gëlonte nga dëshira për jetën, gëzonte që kishte mbetur gjallë, ndonëse për një çast dëshpërimi kishte kërkuar mortjen. Ishte dashuria instiktive për jetën, sido që të ishte ajo!
E kini vënë re që Uran Kostreci mbante mbi krye vazhdimisht një kapele republike? Ai nuk e hiqte kurrë, veçse kur flinte, gjithnjë i vetmuar dhe i heshtur, si në burg, ndonëse tashmë i lirë. Ai e mbante kapelën në kokë, që të mos i dukej shenja e plumbit mbi ballë, që të mos dukej si hero apo si viktimë, por si një njeri i zakonshëm, ndonëse I lire dhe poet përbrenda .

Etiketa: Kujtim homazhNdarja nga jeta e Uran KostrecitUran Butka

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Vetëm 12 raste të reja me Covid në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com