Një komb i dhunuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një komb i dhunuar

10:34 | 12/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Bledar Kurti

Më 10 Dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nënshkroi një dokument shumë të rëndësishëm i cili do caktonte të drejtat themeltare dhe bazike të drejtave të njeriut. Ky dokument quhet Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.

Kjo deklaratë është një shpallje e fuqishme, me anë të cilës shumica e shteteve të botës, pasi mësuan nga pasojat e totalitarizmit të shfaqur në Luftën e Dytë Botërore, vendosën të caktojnë dhe shkruajnë të drejtat e çdo njeriu në botë. Kjo deklaratë u quajt ‘universale’ sepse duhet të aplikohet nga çdo komb, qeveri, shoqëri dhe individ në të gjithë botën dhe në të gjitha kohërat.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kjo deklaratë siguron të drejta civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore për këdo njeri që jeton nën diell.

Deklarata përbëhet prej tridhjetë artikujsh të cilat u shkelën gati të gjitha gjatë diktaturës komuniste. Por edhe pse ajo diktaturë ka dekada që është rrëzuar, dhe Shqipëria ndodhet në procesin e demokratizimit, shumë prej këtyre artikujve të shkruara në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut vazhdojnë edhe sot të shkelen me të dyja këmbët.

Le të përmendim shkurt disa prejt artikujve të Deklaratës, le ta nisim me Artikullin 1: “Të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të lira dhe të barabarta si në dinjitet ashtu edhe në të drejta. Ata janë të pajisura me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të veprojnë ndaj njëri-tjetrit me një frymë vëllazërie.”

Ne na thuhet shpesh se jemi të barabartë, të lirë, etj, por të gjithë e dimë se Shqipëria karakterizohet prej një pabarazie sociale tejet dramatike. Paradoksi shoqëror dhe ekonomik është një tipar tejet i dukshëm. Pushtetarët tanë paguhen për tu kujdsur për më të vegjlit, por ata jo vetëm që nuk e kryejnë detyrën e tyre siç duhet por janë verbuar pas pushtetit dhe interesave vetiake dhe kanë harruar liritë dhe të drejtat minimale të shqiptarëve. Tek Ferma e Kafshëve, e shkrimtarit Xhorxh Oruell, lexojmë: “TË GJITHA KAFSHËT JANË TË BARABARTA, POR DISA JANË MË TË BARABARTA SESA TË TJERAT.”

Kështu edhe në Shqipëri, ne kemi lindur të barabartë, por disa prej nesh, ose më saktë ata që na qeverisin ose që aspirojnë të na qeverisin, janë më të barabartë sesa të tjerët: më të barabartë në gjykatë, më të barabartë në privilegje, më të barabartë në arsimin, më të barabartë në shërbime shëndetësore, në standard jetese, etj.

Thënia e Oruellit ia vlen të përmendet edhe në lidhje me Artikullin 7: ‘Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe kanë të drejtën e mbrojtjes nga ligji pa asnjë diskriminim…” Edhe bufi do e dinte se barazia në Shqipëri është një utopi. Pushtetarët tanë sillen si të jenë mbi ligjin dhe kanë arritur të fitojnë imunitet ndaj disiplinave të ligjit. Vetëm populli i thjeshtë vuan ndëshkimet ndërsa pushtetarët gëzojnë përfitimet e tij.

Artikulli 13 (2): “Cilido individ ka të drejtë ta lerë një vend, duke përfshirë edhe vendin e tij, apo të kthehet tek ai.” Lëvizja e lirë ka shërbyer më së miri për shqiptarët që nga heqja e regjimit të vizave, por gjatë viteve të fundit numri i shqiptarëve të cilët kërkojnë të shpërngulen nga vendi i tyre është rritur, e këtu përmendim edhe deklaratën e fundit të Ambasadore Gjermane e cila deklaroi se: 2 nga 3 të rinj shqiptarë duan të bragtisin vendin. Ashtu si në fillim të viteve 90-të, shqiptarët e shohin emigracionin si mënyrën më të mirë për të luftuar varfërinë. Dhe zgjedhja për t’u larguar nuk është as faji i qytetarëve shqiptarë dhe as i vendeve të huaja. Europa dhe Amerika kanë bërë përpjekjet e tyre për integrimin e Shqipërisë në aleancat e vendeve të zhvilluara. Ata kanë vendosur kritere themelore demokratike e kushte për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por të cilat nuk janë përmbushur nga qeveria jonë, si rrjedhojë, qytetarët shqiptarë ndihen të pashpresë e të burgosur në vendin e tyre dhe luten e agjerojnë pa pushim për llotarinë amerikane apo të mësojnë sa më shpejtë gjermanishten e të aplikojnë për vende pune atje.

Hyrja e shumicës së vendeve ish-komuniste europiano-lindore në BE, indikon se familja evropiane e mirëpret integrimin e Shqipërisë por janë qeveritarët e opozitarët tanë ata që duhen fajsuar për izolimin e shumë shqiptarëve dhe shkeljen e Artikullit të 13 të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut.

Artikulli 21 (3): “Vullneti i popullit duhet të jetë baza e autoritetit të qeverisë; ky vullnet duhet të shprehet nëpërmjet zgjedhjeve të drejta dhe të herë-pas-hershme të cilat duhet të kryhen prej votës së lirë dhe të fshehtë ….” Të gjithë e dimë se votimi në Shqipëri është i fshehtë por jo i lirë; është i fshehtë sepse komplotet bëhen në fshehtësi por aspak i lirë sepse mënyrat intimiduese, fallsifikimet, presionet, blerja e votës, etj, e përdhosin shenjtërinë e votës së qytetarit. Institucionet shtetërore janë pa integritet profesional dhe institucional, ndaj mund të kontrollohen lehtësisht prej një dore interesi apo një oligarkie kriminale, qoftë kjo e kanabisit apo e interesave të tjera, ndaj e bën të lëkundshëm besueshmërinë në çdo veprim apo vendim institucional dhe sidomos në procesin zgjedhor.

Artikulli 23 (2): “Cilido, pa asnjë diskriminim, ka të drejtën të paguhet aq sa punon.” Drejtësia që u takon shqiptarëve në këtë aspekt nuk kërkon shumë koment. Pensionistët paguhen në shifra qesharake për ato vitet e shumta pune ndërsa kemi shumë të rinj që punojnë vetëm për mbijetesë. Profesionet më jetike në vend si infermieret, mësuesit, forcat e rendit, punonjësit e komunales dhe ata të shërbimeve kanë rrogat më të ulëta. Krahu i punës së cdo shqiptari paguhet në shifra qesharake dhe absolutisht diskriminuese. Shqiptarët sot ndihen skllevër të kohëve moderne, prostitues të detyruar të intelektit, profesionit, dhe dinjitetit.

Artikulli 25 (1): “Cilido ka të drejtë për një standard jetese të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe familjes së tij; këtu përfshihet ushqimi, veshja, strehimi, kujdesi mjeksor, shërbimet sociale të nevojshme, dhe siguria në rast punësimi, sëmundje, aksidente, vdekje familjare, pleqëri apo humbje mjetesh jetese përtej kontrollit të tij.” Fatkeqësisht shumë shqiptarë jetojnë në kushte tejet të vështira, pa drita, pa ujë, pa bukë, pa punë dhe plot me frikë. Shprehja “jetë qeni” do ishte e papërshtatshme sepse sot qentë jashtë shtetit kanë pashaporta, udhëtojnë pa viza, dhe ushqehen me ushqime të shtrenjta supermarketi. Është e drejta e çdo njeriu të ketë një jetë normale të përshkruar në Artikullin 25, por kjo e drejtë e shqiptarëve është e dhunuar. Korrupsioni, neglizhenca, pa-aftësia, mosinteresimi apo mungesa e dëshirës së ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit madje edhe opozitës kanë bërë që të dhunohen të drejtat elementare të shtetasve shqiptarë.

Dhe kjo deklaratë kaq fisnike, frymëzuese dhe praktike për vendet e zhvilluara, këtu në Shqipëri, fatkeqësisht, mbetet vetëm një utopi.

Etiketa: bledar kurtiferma e kafsheveKombi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kam vdekur shtatë herë sot

Kam vdekur shtatë herë sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com