Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve në Siri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve në Siri

19:35 | 23/09/2018
në Shqiperi
0

Mediat franceze kanë raportuar se një grup snajperishtësh me prejardhje shqiptare i janë bashkuar xhihadistëve që luftojnë në Siri. “France Soir”, nënvizon se shqiptarët kanë publikuar edhe një video të gjatë ku tregojnë lidhur me aktivitetin e tyre.

Një grup snajperistësh shqiptarë dyshohet se i janë bashkuar grupit xhihadist që po lufton në provincën e Idlibit në Siri. Lajmi është bërë i ditur nga media franceze France Soir. Kjo e fundit i referohet gjerësisht një videoje të shpërndarë në 4 Gusht 2018, nga media Xhemati Alban. Videoja me një kohëzgjatje prej 33 minutash dhe 15 sekonda, titullohet “Snajperistat Shqiptar ne token e Shamit “.

Në analizën e gjatë të bërë publike nga media francese thuhet se xhemati Alban duket se është një media për shqiptarët që janë rekrutuar dhe luftojnë në siri në kuadër të grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Cham (HTC). Sipas burimeve, kjo ka bërë së bashku njëqind shqiptarë, të udhëhequr nga Hattabi Albani.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ebu Katade Albani, drejtuesi i shqiptarëve, ka qenë sipas France Soir shumë pranë udhëheqësit të grupit xhihadist që dominonte në Idlib. Ndërkohë një shqiptar, Sheiku Abu Qatada el-Albani, emri i vërtetë Abdul Jashari, shtetas i Maqedonisë, ishte drejtues ushtarak i al-Nusra figuronte ne listën e zezë të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Shqiptarët kanë qenë prej kohësh në kontigjentin e luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri dhe Irak midis grupeve xhihadiste. Më konkretisht, shqiptarët nga vendet e tjera të Ballkanit, janë më të lartë në numër. Në mars të vitit 2015, ishin më shumë se 500, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Ata ishin kryesisht ish-guerilas të luftërave në Kosovës ose Maqedone, por edhe ish-anëtarë të komandove të ushtrisë shqiptare. Video për snajperistët është pjesë e një fushate mediatike që synon rritjen e vizibilitetit të kontigjentit dhe rritjen e përkushtimit. Titrat janë në anglisht, ndërsa zëri është në gjuhën shqipe, dëshmi se grupi dëshiron të arrijë një audiencë më të gjerë.

Videoja, e cila aktualisht është fshirë nga interneti, sipas medias franceze nis me citimin e vargjeve të Kuranit dhe pas kësaj ka një fragment që kujton krimet e regjimit sirian, i cili bombardon pa dallim popullsinë civile, represionin e egër të Damaskut që justifikon për xhihadistët pjesëmarrjen e tyre në konflikt, si të huaj.

Snajperët shqiptarë duket se përdorin pushkë snajperash të prodhuara prej tyre, si dhe SVDs Dragunov, AK-74Ms me dylbi dhe silenciatorë. Në video duket edhe një antar i këtij grupimi xhihadist që flet shqip, ndërkohë që fëtyrën e ka të fshehur. Snajperat e mbajnë veten në gjendje të mirë fizike duke praktikuar vrapime dhe duke bërë dhe palestër./abcnews.al

Etiketa: Sirisnajperxhihadist

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Infermieri që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari nga Bulqiza prej 2 vitesh vullnetar në spital

Infermieri që s’do Gjermaninë, 19 vjeçari nga Bulqiza prej 2 vitesh vullnetar në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –

PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –

15:41 | 20/12/2025
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –
  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës –
  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com