Është fjalimi mbresëlënës i deputetit Eduard Ndocaj, i cili erdhi në Kuvendin e Shqipërisë si zgjedhje e kryeministrit Edi Rama. Eduard Ndocaj ishte kandidat për deputet i PS-së në Qarkun e Lezhës dhe mori mandatin, kur sosi lista e deputetëve që përfunduan “viktima” të ligjit të dekriminalizimit.
Kur paraqiste ekipin e Lezhës, Edi Rama thoshte në vitin 2013, se “këta do të garantojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.
Siç do ta shihni në këtë fjalim, Rama kishte të drejtë. Nuk do të zhgënjeheni se vërtetë ky është investim për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, investim i këtij Parlamenti, i kësaj reforme në arsimin e lartë e të tjera reforma që e mbushin veç me “dritë e dije” Shqipërinë e gjeneratës tjetër.