Një absurd kushtetues – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një absurd kushtetues –

19:37 | 16/03/2023
në Uncategorized
0

Nga Klodian Tomorri – Imagjinoni një skenar kështu. Gjykata Kushtetuese vendos të lërë në fuqi Bordin e Karburanteve. Shqipëria do të zhytej në një absurd Kushtetues, ku institucioni që ka fuqinë e precedentit ligjor për dy çështje identike merr dy vendime të ndryshme. Pra do të ishim para paradoksit, që Gjykata Kushtetuese rrëzoi Bordin e Ushqimeve si antikushtetues, por lë në fuqi Bordin e Karburanteve si kushtetues.

Rreziku që ky skenar të materializohet nesër është substancial. Ka një aktor shumë të fuqishëm, i cili do që Bordi të mbetet në fuqi. Ky është qeveria. Para disa ditësh një figurë e lartë e maxhorancës është në parë në një nga kafet e Tiranës me tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Zërat qarkullojnë në Tiranë se një nga temat e diskutuara ishte ajo e Bordit të Karburanteve.

Që qeveria e do Bordin në fuqi, kjo është e qartë. Po të mos e donte, çështja e Bordit nuk kishte pse të shkonte fare në Gjykatën Kushtetuese sepse qeveria mund ta shfuqizonte atë në çdo moment. Dhe kushtet kanë qenë.

Ngritja e Bordit të Karburanteve u justifikua me situatën e jashtëzakonshme, që përfshiu tregjet e lëndëve të para pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë. Situata emergjente nuk ekziston më prej muajsh. As në aspektin e sigurisë së furnizimit me karburant dhe as në aspektin e çmimeve të jashtëzakonshme.

Paralelisht Bordi i Karburanteve ka qenë një nga institucionet më të sulmuara në publik. Jo vetëm politikisht nga opozita, por edhe nga zëra të pavarur. E megjithatë qeveria nuk është tërhequr, pavarësisht kundërshtive.

Pra gjendje emergjente nuk ekziston më. Mbi qeverinë Bordi ka hedhur kosto politike. Por pavarësisht kësaj, qeveria është treguar kokëforte duke mos e shfuqizuar atë. Kjo na dëshmon se qeveria e do Bordin aty. Arsyet se pse i di vetëm ajo. Ose ka dhe një variant tjetër. Bordi i intereson një grosisti te madh te karburanteve, i cili kërkon te nxjerre nga tregu gjithë kompanitë e tjera për te instaluar monopolin.

Kjo është e gjitha histori turpesh. Dhe ka dhe një turp tjetër, po kaq te madh. Në Gjykatën Kushtetuese, Bordi i Karburanteve nuk është ankimuar nga bizneset e prekura nga ngritja e tij, që janë shoqëritë e tregtimit të karburanteve. Por është ankimuar nga opozita.

Këtu ka dy mundësi. Bizneset kanë frikë të kërkojnë të drejtën e tyre nga reperkusionet e qeverisë ose u intereson që Bordi të jetë aty. Në të dy rastet kjo është e turpshme. Sepse ose kemi një klasë vasale sipërmarrësish ose kemi një treg të infektuar, ku qeveria dhe biznesi ngrenë aleanca perverse në kurriz të tregut dhe qytetarëve.

Shqipëria është vendi i absurdit. Nuk do të ishte çudi një paradoks më shumë, ai i dy interpretimeve të ndryshe Kushtetuese për një çështje identike. Veçse këtë herë absurdi do ishte ngritur në nivel Kushtetues. Dhe atëherë gjithkush do ishte në të drejtën e tij të shtronte pyetjen; Nëse Kushtetuta dhunohet publikisht, kush i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në këtë vend?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Humbi motrën në tragjedinë e trenave, e reja prek me fjalët –

Humbi motrën në tragjedinë e trenave, e reja prek me fjalët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin –

13:42 | 06/03/2026
Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës –

13:28 | 06/03/2026
Taulant Balla është një kriminel që trafikonte prostituta! –

13:18 | 06/03/2026
Përdori gjuhë fyese ndaj Vokshi, Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi –

13:10 | 06/03/2026

12:54 | 06/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin –
  • Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës –
  • Taulant Balla është një kriminel që trafikonte prostituta! –
  • Përdori gjuhë fyese ndaj Vokshi, Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi –

  • Nuk futemi në mësim pa u marrë masat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin –
  • Protesta e 12 marsit nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse largimin e Edi Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com