Nisma “U’ jam Arbëresh”/ Meta: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nisma “U’ jam Arbëresh”/ Meta: Të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore arbëreshe

14:11 | 10/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta inicioi sot nismën që ka ndërmarrë “U’ jam Arbëresh” me mbajtjen e takimit të parë të këtij Forumi në Institucionin e kreut të shtetit.

Presidenti Meta tha se ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.

Në vijim, pjesëmarrësit në takim diskutuan dhe paraqitën mendimet e tyre rreth arritjes dhe zbatimit të objektivave të rëndësishme të Forumit “U jam Arbëresh”.

Read more

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

Fjala e plotë e Presidentit 

“Ju falënderoj përzemërsisht për praninë në këtë takimin të parë të Forumit ‘U jam Arbëresh’!

Shpreh falënderime të veçanta sidomos për miqtë tanë arbëreshë, të cilët ndodhen sot këtu, dhe dua të falënderoj edhe shumë personalitete të tjera arbëreshe, të cilët kanë shprehur angazhimin e tyre për të kontribuar në mbarëvajtjen e kësaj nisme!

Ideja për të ngritur një forum në mbështetje të arbëreshëve ka qenë në mendjen dhe në zemrën time prej të paktën një viti. Kjo për faktin se arbëreshët jo vetëm që janë mbartësit unikalë të një trashëgimie shumë të rëndësishme për kombin tonë, por edhe sot kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për mbështetjen tonë në mënyrë që ta mbrojnë këtë trashëgimi përgjithmonë.

Kjo bashkësi, e larguar nga atdheu pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, krijoi dhe mban gjallë identitetin e vet kombëtar prej gati gjashtë shekujsh.

Edhe pse të integruar plotësisht në jetën dhe shoqërinë e Italisë, vendit ku emigruan, ata ruajtën me krenari e vazhdojnë të ruajnë me dashuri dhe besnikëri të pashoqe gjuhën, kostumet, ritet, traditat e besimin të sjella nga mëmëdheu i tyre, Arbëria.

Gjatë të gjithë periudhës pas largimit, arbëreshët, krahas ruajtjes së trashëgimisë së tyre, u bënë edhe mbështetësit kryesorë të atdheut të tyre të ri, por edhe të atdheut që lanë pas.

Ata u dalluan për kontributin e jashtëzakonshëm në bashkimin e Italisë. Ndërkohë, që nga bashkimi i Italisë deri përpara shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë, e gjithë shtysa intelektuale që e vendosi çështjen shqiptare në qendër të diskutimeve diplomatike në kohën e shpërbërjes së Perandorisë Otomane, nisi dhe u promovua nga territoret arbëreshe.

Ne u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve për faktin se ruajtën me shumë dashuri dhe besnikëri të pashoqe figurën e Skënderbeut, dhe po me aq dashuri e rikthyen sërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare shqiptare duke e bërë këtë figurë frymëzimin dhe simbolin e bashkimit të gjithë kombit tonë.

U jemi mirënjohës gjithashtu për figura të shquara të letërsisë sonë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe, ashtu si edhe për faktin se ata përgatitën dhe frymëzuan shumë intelektualë të ndritur shqiptarë si Aleksandër Xhuvani dhe Luigj Gurakuqi, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për arsimin dhe pavarësinë e vendit tonë.

Shumë nga këto figura të shquara janë formuar në Kolegjin e ‘Shën Adrianit’ të Shën Mitër Koronës, institucioni më i spikatur i krijuar nga Kisha arbëreshe në historinë e saj të gjatë dhe martire në udhëheqjen shpirtërore të bashkësisë arbëreshe përgjatë gjashtë shekujve.

Cilido që studion veprimtarinë e figurave të ndritura që lindën prej bashkësisë arbëresh, që prej gjysmës së parë të shekullit të 19-të, do të bindej se projekti i parë i Rilindjes shqiptare, që ishte një projekt thellësisht europian, u formulua nga mësuesit dhe ish-studentët e Kolegjit të Shën Mitrit, më se gjysmë shekulli përpara se ai të merrte formë ndër intelektualët e Shqipërisë.

Urat historike dhe kulturore nuk u rrënuan kurrë, as në momentet më të errëta të historisë sonë.

Fjalë si arbër, arbëresh, Arbëri dhe Albani janë ruajtur dhe rrojnë sot prej arbëreshëve tanë.

Katedra e parë e gjuhës shqipe në histori u themelua nga arbëreshi ynë, De Rada. At Zef Skiroi ishte arbëreshi i parë, i cili i shkruajti në shqip letrat zyrtare drejtuar Selisë së Shenjtë.

Kontributi i arbëreshëve për atdheun e tyre mbeti gjithmonë shumë i madh gjatë shekujve, ashtu siç mbetet e fortë dhe e pashkëputur edhe sot lidhja e pazgjidhshme me atdheun e tyre të origjinës.

Por, ka ardhur koha që ne të bëjmë shumë më tepër për arbëreshët tanë.

Bashkësia arbëreshe mbetet sot ruajtësja e vetme e gjuhës që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij folën gjashtë shekuj më parë.

Ky është një thesar i madh për kombin tonë, por edhe për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore.

Jemi të vetëdijshëm që duhet të kemi një vëmendje më të madhe ndaj bashkësisë arbëreshe të Italisë, për të lidhur më ngushtë brezat e rinj të një gjaku, në dy anët e Adriatikut, por edhe për të kontribuar në regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO.

Ruajtja e traditave dhe veçanërisht ruajta e gjuhës arbëreshe del sot si një detyrë parësore që kërkon kontributin e të gjithëve.

Për fat të keq, vërehet fenomeni i humbjes së gjuhës së folur arbëreshe, veçanërisht në brezat e rinj, kryesisht për shkak të trysnisë së globalizimit, me të cilën lidhet edhe shpërngulja e shumë të rinjve nga trevat arbëreshe.

Me gjithë kontributin e madh për ruajtjen e arbërishtes të dhënë nga departamenti i Gjuhës Shqipe i Universitetit të Kozencës apo katedra e Gjuhës Shqipe e Universitetit të Palermos, sot gjendemi përballë një rreziku serioz të humbjes së gjuhës arbëreshe.

Kanosja reale e zhdukjes së kësaj gjuhe do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për arbëreshët, të cilët e ruajtën atë me fanatizëm dhe dashuri për gjashtë shekuj, por edhe për Shqipërinë, Italinë dhe për gjithë trashëgiminë dhe kulturën europiane e botërore.

Për të mos lejuar që të ndodhë kjo humbje, për të dhënë një kontribut konkret dhe në vazhdimësi të ruajtjes e zhvillimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe, por edhe për të forcuar lidhjet midis dy brezave të rinj dhe jo vetëm, nga të dyja anët e Adriatikut, unë besoj se jemi edhe në këtë forumi e në çdo nismë tjetër.

Ky forum ka disa objektiva, ku ndër më parësoret janë nxitja, ruajtja, dhe zhvillimi i gjuhës së folur dhe asaj letrare arbëreshe e po kështu, edhe mësimi i saj në shkolla.

Pa lënë jashtë vëmendjes edhe objektiva të tilla si binjakëzimet midis komunave shqiptare dhe atyre arbëreshe, nxitja e kërkimeve shkencore dhe promovimi i kulturës arbëreshe, apo pse jo, edhe përpjekjet për të rihapur Kolegjin e ‘Shën Adrianit’.

Për të realizuar më së miri objektivat e këtij forumi, kemi nevojë për një bashkëpunim të gjerë e të vazhdueshëm midis institucioneve tona këtu, universiteteve, shoqatave, bashkive e personaliteteve të shquara të fushës. Por kemi nevojë edhe për një bashkëpunim të frytshëm me shtetin italian dhe me rajonet italiane ku gjenden ‘katundet arbëreshe’, siç i quajnë arbëreshët tanë.

Jam i bindur që vizita e rëndësishme e përbashkët që bëmë me Presidentin Mattarella, në nëntor të vitit 2018, në Shën Mitër Koronë shënoi një angazhim të të dy vendeve për të promovuar, dhe njëkohësisht për të ruajtur trashëgiminë unike e të përbashkët me vlera të jashtëzakonshme të arbëreshëve tanë.

Unë jam i lumtur që sot në këtë tryezë kemi të pranishëm personalitete të shquara të vendit tonë, por edhe arbëreshë, të cilët, jam i sigurt që me njohuritë e me përkushtimin e tyre intelektual dhe atdhetar, do të japin kontributi të jashtëzakonshëm për këtë kauzë të rëndësishme.

Ashtu siç jam i bindur që, edhe shumë personalitete të tjera, që nuk ndodhen këtu për arsye të ndryshme, do të kontribuojnë pa u lodhur për suksesin e kësaj çështjeje.

Forumi ‘U jam arbëresh’ është i hapur për të gjithë personalitetet dhe institucionet që dëshirojnë të na bashkohen në këtë kauzë kaq fisnike, të bukur, të qenësishme dhe me vlera të mëdha për identitetin tonë kombëtar.

Jam i bindur që rruga, që po nisim me këtë forum, do të na vendosë përballë shumë sfidave dhe vështirësive. Por, fakti që jemi së bashku në këtë udhëtim, shqiptarë dhe arbëreshë, dhe që në themel kemi dashurinë për të shkuarën, krenarinë për identitetin tonë kombëtar, por njëkohësisht edhe për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, na bën më të fortë dhe më të sigurttë në arritjen e objektivave tona.

‘Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar…’ – tha Jeronim De Rada.

Shqiptaria është themeli i këtij forumi, dhe atdhedashuria është misioni dhe shtysa jonë.”

Etiketa: Nisma “U’ jam Arbëresh”Presidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

nga 27
23:36 | 13/01/2026
0

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

nga 27
22:44 | 13/01/2026
0

Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.\ Në video Ndoci shfaqet...

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

nga 27
21:30 | 13/01/2026
0

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka. Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më...

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

nga 27
21:24 | 13/01/2026
0

Klaudio Lisaj: ‘Po’ Klaudio Lisaj: Axhi.. Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristradën e tij? Klaudio Lisaj: ‘Po’. Asht...

Para
BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor

BSH: Çmimet e banesave u rriten me 1.8% në 6-mujor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com