Për shkak të uljes së temperaturave dhe reshjeve te bores problemet e para janë paraqitur në qarkun e Dibrës. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.
Trashësia e borës në këto njësi administrative ka arritur deri në 35 cm. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit.
Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër.