Ditën e djeshme presidenti i Republikës Bujar Nishani ka takuar në zyrën e tij ish kryeministrin Sali Berisha dy orë pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për çfarë mund të jetë diskutuar ndërsa takimi është mbajtur larg syrit të mediave.
Mendohet se në qendër të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit që lidhen me rendin e sigurinë si dhe përplasja mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.