Presidenti Bujar Nishani po zhvillon një takim konsultues me konstitucionaliste, eksperte ligjore dhe akademike.
Takimi që po mbahet në Presidencë ka nisur rreth orës 11:00, ku janë thirrur mbi 10 konstitucionaliste dhe eksperte ligjore për reformë në drejtësi.
Në fokus të konsultave është neni 149, pika e Kushtetutës për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku pritet të gjendet një zgjidhje pas ngërçit të për hedhjen e shortit për KED.
Institucioni i Presidentit ndodhet ne kushtet e një kontradikte kushtetetuese, që lidhet me konstituimin e Këshillit të Emerimëve në Drejtësi një institucion që ngrihet pas miratimit të amendamenteve kushtetuese.
Mungesa e ligjit të posaçëm, që është pjesë e paketës ligjore që ndodhet në kuvend dhe që përcakton kriteret për kandidim e detyron Presidentin Nishani të shprehë pamundesinë e hedhjes së shortit brenda 5 ditëve nga hyrja ne fuqi e Kushtetutës së re me 11 gusht për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Emërimeve në Drejtësi.