Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të kthejë mbarpsht emërimin e Rovesa Lleshit si ambasadore në OSBE. Nuk janë zbardhur ende argumentet me të cilët presidenti i kthen ministrit të jashtëm Bushati këtë emërim, por ajo që dihet është se Ravesa Lleshi është vajza e Ismail Lleshit, ish-ministër i mbrojtjes në qeverisjen e mëparshme të PS-së, si dhe mbesa e një prej drejtuesve të diktaturës, Haxhi Lleshi.
Zonja Lleshi aktualisht mban postin e këshilltares së ministrit Bushati. Një ndër argumentet për të cilat mund të mbështet refuizimi i presidentit për emrin e Rovesa Lleshit është edhe fakti se ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe mund të konsiderohet si një emërim politik i ministrit Bushati. Një ditë më parë, ministri Bushati refuzoi të ketë kryer emërime politike në radhët e ambasadorëve.