Nishani: Reforma në drejtësi po rrezikon degradimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nishani: Reforma në drejtësi po rrezikon degradimin

18:18 | 03/10/2017
në Shqiperi
0

Lidhur me strukturat e institucioneve të reja që do të ngrihen pikërisht për zbatimin e Reformës në Drejtësi, ka reaguar ish-kreu i shtetit Bujar Nishani ku fajtore bën mazhoracën aktuale për vonesat në zbatimin e saj.

Reagimi i plotë

Reforma në drejtësi rrezikon degradimin. Opozita ka kundërshtuar ashpër ndërhyrjet më të fundit të qeverisë dhe mazhorancës parlamentare në procesin e reformës në drejtësi. Përmes një letre të saj drejtuar autoriteteve ndërkombëtare që janë përfshirë në këtë proces është denoncuar mosmiratimi i strukturave të nevojshme për procesin si dhe përzierjen e strukturave të supozuara të pavarura me strukturat e qeverisë (Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë). Ky akt i fundit i mazhorancës socialiste dhe qeverisë së saj vjen fill pas asaj ku Shkolla e Magjistraturës dhe drejtuesit e institucioneve te tjera arsimore të parashikuara nga ligji kanë zgjedhur si kandidatë të tyre për në institucionet e reformës së drejtësisë Ilir Pandën dhe Genti Ibrahimin. I pari, ish Ministër i Drejtësisë në qeverisjen socialiste dhe më pas N/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (2003-2007) një nga periudhat e politizimit ekstrem të gjyqësorit shqiptar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

I dyti, kryeautori i hartimit dhe mbrojtjes publike të projektit skandaloz të ndërtimit të institucioneve të vettingut dhe emërimeve në sistemin e drejtësisë që u denoncua si politik dhe u hodh poshtë në 70% të tij nga Komisioni i Venecias. Kjo sjellje militanteske e Shkollës së Magjistraturës dhe atyre drejtuesve të institucioneve që mazhoranca parlamentare caktoj si vendimmarrës për këtë proces delikat ishte në rrjedhën e logjikës që ndoqi vetë tentativa për kapjen politike të sistemit. Maxhoranca e majtë ndryshoj në mënyrë të njëanëshme, pa konsultë dhe model ndërkombëtar ligjin për Shkollën e Magjistraturës duke e vënë praktikisht Këshillin e saj Drejtues nën varësinë “de facto” të qeverisë.

Fakti i të qenit ministër socialist i të parit apo hartues i një projekti të mbrapshtë për ti shërbyer partisë nga i dyti nuk i bën ata njerëz të këqij. Aspak. Por krejtësisht të pabesueshëm për të menaxhuar një proces të pandikuar nga politika. Fakti që prej kohësh nga opozita ishte paralajmëruar emërimi i tyre në këto institucione nuk do ti privonte ata nga karriera politike por institucionet që duhet të funksionojnë jashtë frymës partiake do ti kthente në fushëbeteja partizane. Fakti që ata kanë qenë bashkëpunëtor të vjetër të kryetarit të hartimit të ligjeve të reformës dje dhe ministër i policisë sot, nuk mund të gjykohet. Ajo do të ishte një paragjykim i një kohe të kaluar. Por konvergimi i vullneteve politike individuale në trekëndëshin polici-prokurori-gjykatë do të ishte një minim i sistemit të së drejtës.

Fakti që disponimi i tyre politik ka qenë evident në krah të Partisë Socialiste nuk do të thotë që si kompensim të lëshohet që 20% e institucioneve të zihen nga evident politik të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë kërkuar dhe ju është premtuar një reformë e thellë, e vërtetë dhe e pakapur nga politika për sistemin e drejtësisë. Taksapaguesit evropian dhe amerikan kanë dhënë shumë para për të ndihmuar këtë reformim. Nëse me forcën e faktit të kryer të gurit dhe arrës në të njëjtën dorë do lejohet finalizimi i këtij synimi të kahershëm politik, do thyhej për të mos u ngjitur dot më fija e kristaltë e shpresës së mbetur tek shqiptarët.

Taksapaguesit miq e bujar evropian e amerikan do duhej të jepnin përsëri e përsëri para pasi proceset e vetingut dhe rivlerësimit do përsëriteshin çdo pesë vjet në vijimësi. Ata politikanë që mendojnë se procesin e reformës do ta përdorin si vathë për të mbledhur prokuror e gjyqtarë të korruptuar e të kapur për ti përdorur në interesin politik në dhunim të së drejtës dhe ligjisërisë, kanë bërë një kalkulim fatal.

Në komunitetin e gjerë të juristëve ka me dhjetar djem e vajza të aftë, profesionistë dhe krejt të ftohtë ndaj shantazhit politik. Midis tyre do ishte zgjedhja e duhur, të paktën për ti dhënë legjitimitetin e moral këtij proçesit. Kalkulimet dhe ndërhyrja kokëfortë e pushtetit për të kapur mekanizmin e reformës nuk është gjë tjetër veçse garanci për të korruptuarit dhe të pa aftët se shërbimi i tyre ndaj të pushtetëshmëve është kriteti i vetëm për të vijuar karrierën abuzive.

Ata prokuror dhe gjyqtar të paaftë që mendojnë se do shkelin mbi të drejtën e gjithkujt që nuk është në oborrin e pushtetit për ti shpëtuar gjykimit të vërtetë gënjejnë vehten përkohësisht. Beteja për të hedhur një shtrat të vërtetë dhe të sigurt për një reformim të plotë, të shëndetshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë është ende e mundëshme për tu fituar. Aula e Parlamenti ku do të merren dhe vendimet përfundimtare ofron plot mundësi. Për fat numrat e forcave opozitare në Kuvend janë më të mëdha se në legjislaturën e kaluar ku shumë ligje kaluan në injorim total të opozitës. Bashkërendimi opozitar dhe komunikimi praktik me opinionin publik do të ishte mekanizmi më efikas i garantimit të drejtësisë në reformën e drejtësisë.

Etiketa: Bujar Nishanireforma ne drejtesi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Elbasan, nis aksioni për pastrimin e hapësirave të spitaleve

Elbasan, nis aksioni për pastrimin e hapësirave të spitaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com