Presidenti i Republikës ka mbledhur në orën 18:00 të pasdites së sotme në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Këshilli do të diskutojë mbi situatën alarmante, siç e ka cilësuar Nishani, të kanabisit në vend.
Në takim marrin pjesë kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ministrat Tahiri, Kodheli, Dervishi, Bushati, kreu i Komisionit te Sigurise Spartak Braho, drejtori i policise se Shtetit, Haki Çako.
Ndërkohë në takim nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët ishte shprehur kundër kësaj mbledhje, por eshte përfaqesuar me zevendes/kryeministrin Peleshi.
Nishani: Kanabisi, problem serioz, do thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Rama ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kanabisin