Nishani letër deputetëve: Buxheti i Mbrojtjes për 2017-ën në shkelje me ligjin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nishani letër deputetëve: Buxheti i Mbrojtjes për 2017-ën në shkelje me ligjin

11:49 | 26/11/2016
në Shqiperi
0
Presidenti Bujar Nishani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ai nuk e zbaton dot Kushtetuten, ne lidhje me Reformen ne Drejtesi pasi mungon ligji per Keshillin e Emerimeve.
/r/n/r/nPresident Bujar Nishani, speaks during a press conference declaring that he could not apply the Constitution, relating to judicial reform law for the Nominations Council.

Presidenti Bujar Nishani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ai nuk e zbaton dot Kushtetuten, ne lidhje me Reformen ne Drejtesi pasi mungon ligji per Keshillin e Emerimeve. /r/n/r/nPresident Bujar Nishani, speaks during a press conference declaring that he could not apply the Constitution, relating to judicial reform law for the Nominations Council.

Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar me një letër  kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe deputetëve të Kuvendit në të cilën shpreh rezervat e tij për projekt-buxhetin e vitit 2017.

Nishani shkruan se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është në shkelje të ligjeve mbi “Planin Afatgjatë të Zhvillimit”. Ai thotë se Buxheti nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku bëjmë pjesë.

Në cilësinë e kreut të Forcave të Armatosura ai shton se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët se niveli 2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Letra e plotë drejtuar deputetëve të Kuvendit
Kam ndjekur në vijimësi diskutimet rreth projekt-buxhetit të vitit 2017. Diskutimin e projekt-buxhetit e vlerësoj si një ngjarje madhore për vendin, pasi përtej shifrave, artikulon performancën e vitit që lëmë pas si dhe demonstron objektivat madhore që synohen të arrihen për vitin në vazhdim.

Diskutimet për buxhetin në sektorin e mbrojtjes i konsideroj si ngjarje më vete në axhendën e Kuvendit, kjo pasi demonstrohet përgjegjshmëri institucionale ndaj çështjeve që e tejkalojnë politikën dhe mandatin e një qeverie të radhës. Prandaj, edhe në këtë këndvështrim, si dhe në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese si Kryetar i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam vlerësuar me vëmendje të veçantë projekt-buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017.

Në mungesë të konsultimit paraprak nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, Institucioni i Presidentit të Republikës ka përdorur dhe vlerësuar informacionin e administruar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe Ministrisë së Financave, dhe çmoj të domosdoshme të ndaj me Ju, të nderuar deputetë të Kuvendit, disa rezerva kritike në lidhje me këtë draft:

Draft-buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, e gjej në shkelje të ligjeve mbi Planin Afatgjatë të Zhvillimit (PAZH 2016-2025) të Forcave të Armatosura, objektivave strategjike kombëtare të përcaktuara në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (SSK), në Strategjinë Ushtarake (SU), dokumente këto të miratuara në Kuvend si dhe me rekomandimet e Dokumentit të Rishikimit të Mbrojtjes, i realizuar me mbështetjen e Qeverisë së SHBA-së. Më konkretisht:

1-Në ligjin nr. 121/2015 “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-2025”, buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është përcaktuar të jetë në nivelin e 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Siç vërehet nga informacioni që gjendet në faqet e internetit të Ministrisë së Financave dhe Kuvendit të Shqipërisë, në këtë draft buxhet janë alokuar 25 % më pak se detyrimi i përcaktuar (1%), dhe rrjedhimisht buxheti i planifikuar për 2017 do të zbresë në 0.75 % të PBB-së! Krahas të qënit një ulje drastike me ndikim në arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, kjo është më e ulëta që prej vitit kur Shqipëria mori statusin e vendit Aspirant (1999).

Në vijim, në lidhje me këtë çështje, vë në vëmendjen Tuaj se në dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, buxheti i mbrojtjes pas vitit 2015 është parashikuar jo më i vogël se 1.5% e PBB-së, kur në fakt, rezulton se projekt – buxheti i planifikuar për vitin 2017 është parashikuar sa gjysma e këtij objektivi.

2- Nënvizoj me shqetësim konstatimin se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2% i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO dhe angazhimi i nënshkruar nga 28 Kryetarët e Shteteve të NATO-s në Samitin e Varshavës, Poloni.

Në këtë pikë, vlerësoj se edhe këtë vit buxheti i planifikuar nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku kemi nderin të bëjmë pjesë.

3-Në detyrimet e përcaktuara dhe të miratuara që gjenden në dokumenta strategjikë, siç janë Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes (RSM), Strategjia e Sigurisë Kombëtare (SSK), Strategjia Ushtarake dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2016-20125, përcaktohet se numri i personelit do të duhej të ulej. Sipas informacionit që gjendet në projekt-buxhetin e vitit 2017 rezulton se Ministria e Mbrojtjes parashikon të rrisë në mënyrë të konsiderueshme numrin e personelit, përtej detyrimeve të përcaktuara. Vlerësoj se një argumentim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është i nevojshëm për këtë çështje dhe besoj se ky element do të marrë vëmendjen e duhur nga ana e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Të nderuar deputetë,

Shpresoj se jemi në një mendje, se buxheti i Mbrojtjes, përbën një mekanizëm kritik për të përmbushur objektivat e strategjisë kombëtare të miratuara nga Kuvendi me ligje të posaçme, si ato të përmendura më sipër. Prandaj, nëpërmjet kësaj letre-mesazh çmova të domosdoshme të ndaj me Ju vlerësimet dhe shqetësimet e sipërpërmendura, duke shpresuar njëkohësisht se ato do te lexohen, adresohen në mënyrë konsensuale dhe do të reflektohen, duke e rritur jo më pak se 1 % të PBB-së buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017, për të përmbushur arritjen e objektivave madhore në fushën e mbrojtjes, për t’iu përafruar sa më shumë të mundemi detyrimeve të përcaktuara në dokumentat strategjikë të miratuara nga Kuvendi, si edhe për të vijuar të ndërtojmë marrdhënie serioze partneriteti me NATO.

Me respekt, PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

 

Etiketa: 2017Bujar NishaniKuvendleter deputeteveprojekt ligji i mbtrojtjes

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Bari, arrestohen 3 vlonjatë për trafikim lëndësh narkotike

Bari, arrestohen 3 vlonjatë për trafikim lëndësh narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com