Më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Në kohë pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit duhet t’iu përmbahen rregullave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Autoritetet kanë thënë se mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena personale, janë rregullat që duhet të aplikohen në shkolla.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrojte nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.
Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.